Hahn: Në tetor të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kemi vlerësime pozitive

Hahn: Në tetor të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kemi vlerësime pozitive

Eurokomisioneri Johannes Hahn në fjalën e tij sot në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë ka shprehur sërish dakordësinë e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Unë i qëndroj rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se në tetor Këshilli do të ndjek vlerësimin tonë pozitiv. Të dy vendet kanë bërë reforma, veçanërisht në fushat e përmendura nga konkluzionet e Këshillit të muajit qershor 2018”, tha Hahn në Samit.

Nga ana tjetër, ai është i mendimit se rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut.

“I gjithë rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të rrisë ritmin e reformave, veçanërisht të sundimit të ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen e mirë”- u shpreh Hahn.

Komisioneri në fjalën e tij shpjegoi së në fokus të strategjive të BE-së përfshihen edhe barrierat tregtare, duke u ndalur tek ato të vendosura nga Kosova për mallrat e ardhur nga Serbia dhe Bosnja.

Ai shtoi gjithashtu se krerët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë për marrëdhënie më të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit pasi ato janë edhe parakushte për t’u bashkuar me BE.


Lajmi kryesor:

Rama feston ditëlindjen përkrah Merkel-it në Poloni, Hahn: Këshilli të hapë në tetor negociatat me Shqipërinë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb