Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 55. Edhe pse ditëlindja e tij, Rama nuk do të jetë në Tiranë, por mesa duket ditëlindjen do ta festojë përkrah Angela MerkelPoloni. Kjo pasi data e lindjes së Ramës (4 korriku), përkon me datën kur mbahet Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë.

Kjo konferencë mbahet dy ditë me radhë sot dhe nesër, ndërsa në të do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që janë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Po kështu e ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër europian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Hahn: Në tetor të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kemi vlerësime pozitive

Eurokomisioneri Johannes Hahn në fjalën e tij sot në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë ka shprehur sërish dakordësinë e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Unë i qëndroj rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se në tetor Këshilli do të ndjek vlerësimin tonë pozitiv. Të dy vendet kanë bërë reforma, veçanërisht në fushat e përmendura nga konkluzionet e Këshillit të muajit qershor 2018”, tha Hahn në Samit.

Nga ana tjetër, ai është i mendimit se rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut.

“I gjithë rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të rrisë ritmin e reformave, veçanërisht të sundimit të ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen e mirë”- u shpreh Hahn.

Komisioneri në fjalën e tij shpjegoi së në fokus të strategjive të BE-së përfshihen edhe barrierat tregtare, duke u ndalur tek ato të vendosura nga Kosova për mallrat e ardhur nga Serbia dhe Bosnja.

Ai shtoi gjithashtu se krerët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë për marrëdhënie më të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit pasi ato janë edhe parakushte për t’u bashkuar me BE.

Ora 10:50
Konferenca në Poloni, Hahn: Asnjë dyshim! Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE


Eurokomisioneri Johannes Hahn ka qenë i pranishëm në samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Pozan të Polonisë. Hahn do të mbajë fjalën hapëse në këtë konferencë ku këtë e ka konfirmuar edhe në Twitter.

Në shkrimin e tij Hahn shkruan se Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës pasi kemi të njëjtën histori, gjeografi të njëjtë, trashëgimi kulturore të njëjtë + të njëjtat mundësi dhe sfida sot dhe në të ardhmen. Më pas Hahn shkruan se Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një realitet dhe përfitimet e këtij procesi tashmë mund të ndjehen nga qytetarët dhe bizneset jo vetëm në rajon, por edhe në BE.

Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, kemi të njëjtën histori, gjeografi të njëjtë, trashëgimi kulturore të njëjtë + të njëjtat mundësi dhe sfida sot dhe në të ardhmen. Pra, të mos ketë asnjë dyshim se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE” shkruan Hahn në twitter.

"Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një realitet dhe përfitimet e këtij procesi tashmë mund të ndjehen nga qytetarët dhe bizneset jo vetëm në rajon, por edhe në BE. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, janë të integruara ngushtë me BE. Më shumë se 70% e tregtisë së rajonit është në BE!” shkruan Hahn në një tjetër postim.