Hahn për Maqedoninë e Veriut: Opozita dhe qeveria sillen në mënyrë të përgjegjshme, meritojnë hapjen e negociatave

Hahn për Maqedoninë e Veriut: Opozita dhe qeveria sillen në mënyrë të përgjegjshme, meritojnë hapjen e negociatave

"Hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut ka një interes të madh nga Bashkimi Europian edhe nëse nuk arrijmë ta shpërblejmë marrëveshjen historike të Presëpës dhe përpjekjen e madhë për reforma, do të dëmtojë tërheqjen e BE që ka mbi fqinjët e saj dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor", këto kanë qënë fjalët e Komisionerit të BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit,  Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike në Vienë.

Hahn shpjegoi se nxitja e anëtarësimit në BE do të humbasë levën e saj dhe se kjo mund të jetë një goditje e madhe për dialogun Beograd - Prishtinë dhe në përpjekjet e BE për të eksportuar stabilitetin në rajon.

"Për këto arsye, ne duhet të përmbushim angazhimet tona, ashtu siç po zbaton Maqedonia Veriore reformat që kemi kërkuar. Është në interesin tonë të përbashkët " theksoi Hahn.

Komisioneri Hahn tha se qeveria dhe opozita në Maqedonin e Veriut sillen në një mënyrë shumë të përgjegjshme dhe ata kanë arritur të zgjidhnin marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë dhe me Greqinë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se vendi është gati të bëhet anëtar të NATO-s dhe në prag të hapjes së negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian.

"Qeveria ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të përparuar në rrugën e saj euroatlantike. Greqia ishte vendi i parë që nënshkroi protokollin e pranimit në NATO, gjë që çoi në hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës. Procesi i anëtarësimit në NATO është në vazhdim dhe e ankoron vendin si një partner i besueshëm në sigurinë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe më gjerë ", theksoi Hahn.

Ai kujtoi se marrëveshja e Prespës paraqiti një shembull pajtimi për rajonin dhe Evropën në tërësi, duke shtuar se kjo është gjithashtu një dëshmi për fuqinë transformuese të perspektivës së pranimit në BE.

Siç tha ai, kjo nuk do të ishte e mundur pa një perspektivë të qartë dhe të besueshme të pranimit në BE siç është përshkruar në strategjinë e Ballkanit Perëndimor nga shkurti 2018.

"Nëse nuk arrijmë të shpërblejmë marrëveshjen historike të Prespës dhe përpjekjet e mëdha të reformës në Maqedoninë e Veriut do të dëmtojmë fuqinë e tërheqjes që BE ka mbi fqinjët e saj dhe Ballkanin Perëndimor në veçanti. Nxitja e anëtarësimit në BE do të humbasë levën e saj dhe kjo do të jetë një goditje e madhe për dialogun Beograd - Prishtinë dhe në përpjekjet e BE për të eksportuar stabilitetin në rajon. Në vend të kësaj, ne do të krijojmë një vakum të madh që lojtarët e tjerë janë shumë të prirur për të eksploruar " theksoi Komisioneri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin