Një mjegull ka pushtuar këtë mbrëmje qytetin e Elbasanit.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjegulla ka zbehur edhe dritat e festave të fundvitit të cilat u ndezën këtë të shtunë.

Për shkak të këtij fenomeni natyror, drejtuesit të automjeteve u bëhet apel që të lëvizin me kujdes për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.