Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka theksuar dhe një herë rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Në një intervistë për “Talking Europe” në televizionin francez “France 24”, eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn theksoi dhe një herë rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Nuk flasim për ulje çmimi, tha ai, por këto vende duhen nxitur e asistuar, pasi, një drekë nuk jepet falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë.

E para, kemi publikuar strategjinë tonë në shkurt duke treguar çdo vendi perspektivën, për të gjithë procesin, dhe jo vetëm negociatat, është e bazuar në meritë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ulje çmimi, por është në interesin tonë ti nxisim e ndihmojmë, asistojmë por nuk është një drekë falas, ata duhet të përmbushin pritshmëritë.
Eurokomisioneri, Johannes Hahn
Ai tha se sot vendet e Ballkanit Perëndimor rrethohen nga vendet anëtare të BE dhe nëse një ditë do të bëhen dhe ato anëtare, do të ishte një farë konsolidimi.
Komente
