Hahn: Perspektiva e Kosovës
BE-ja, bëni reformat e integrimit

Hahn: Perspektiva e Kosovës<br />BE-ja, bëni reformat e integrimit<br>
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar Johanes Hahn, komisioner për zgjerim i Bashkimit Evropian, me ç‘rast ka diskutuar për agjendën integruese të Kosovës.

Ministrja Hoxha ka theksuar përparimin e bërë në shumë fusha, që nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë. Hoxha ka kërkuar përkrahje nga komisioneri Hahn veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik me theks të veçantë ndihmën per ndërmarrësit e rinj që do të ndikonte në shtimin e vendeve të punës.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është sukses yni i përbashkët, andaj, konsiderojmë se procesi do përshpejtuar për të vënë në fokus, përmbushjen e reformave adekuate dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të pëmbushë obligimet e MSA-së". Ministrja Hoxha po ashtu ka theksuar rëndesinë e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Hahn ka ritheksuar qendrimin për perspektivën evropiane të Kosovës. Ai me këtë rast ka potencuar rëndësinë e implementimit të Agjendës Evropiane të Reformave dhe zbatimit të MSA. Hahn konfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe perspektivën e saj evropiane si dhe mbështetjen për Ministren Hoxha në përpjekjet për të dinamizuar procesin integrues./RTK

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......