Hahn: Presim nga Shqipëria
të dënohen ‘peshqit’ e mëdhenj

Hahn: Presim nga Shqipëria<br />të dënohen ‘peshqit’ e mëdhenj
Pas përfundimit të takimit në Këshillin e Asociim Stabilizimit në Bruksel, shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini ka dalë në konferencë për shtyp me kryeministrin ku tha se Reforma në Drejtësi është shumë e rëndësishme për vendin, por pas miratimit tani është koha që të nisë zbatimi i saj.

Ajo ka vlerësuar hapat pozitivë që ka bërë Shqipëria, por Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit Johanes Hahn ka thënë se duhet të kapen “Peshqit e mëdhenj” për të çuar përpara vendin drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Kjo thirrje vjen një ditë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA, Donald Lu që të inkriminuarit të mos tentojnë që të futen në politikë, pasi do të përfundojnë në burg.

Dua të them se këshilli vitin e shkuar deklaroi se do të keni dhe deklaratën, ai nënvizoi se reforma në gjyqësor është kyç për të ecur para në procesin e integrimit. Teksa ndajmë këtë fakt jetik, gurëthemel për integrimin, ne e mirëpresim që procesi ka nisur dhe kjo wshtë e qartë. Nuk mund të paragjykoj vendimet e këshillit, por duke qenë se reforma është jetike dhe ajo ka nisur, duke adresuar parlamentit në pranverë, kur çështja ishte objekt i mosmarrëveshjeve ndonëse ishte prioritet për popullin, të gjithë palët treguan në fund të ditës zgjuarsinë e vendosmërinë për tu angazhuar me një proces të tillë si të përgjegjshëm. Reforma duhet të zbatohet, nëse shikojmë këtë nivel vendosmërie, mendoj se do vijojmë në një rrugë shumë pozitive që kemi përjetuar gjatë këtyre muajve të fundit” tha Federika Mogherini.

Ndërsa Johannes Hahn tha se, “Për korrupsionin, reforma në gjyqësor është baza prandaj nuk ka të bëjë me plotësimin në letër, por duhet zbatim. Tani presim të ketë veprime deçizive për të pasur të dhëna konkrete për investigime. Policia është e mirë, por ka probleme në gjyqësor. Kam besim se këto gjëra do largohen dhe do ketë procedime e dënime. Kemi parë disa gjyqe e vendime, por kanë qenë për çështje mesatare ose të vogla, pres “peshq” të mëdhenj. Kjo është një arritje e madhe, ky është një fenomen i Shqipërisë e i rajonit. Por për Shqipërinë duhet të shohim sesi reforma në gjyqësor vendoset në praktikë. Kjo reformë gjyqësore është një arritje e pabesueshme por e rëndësishme që të kuptojmë se qëllimi është që të afrohemi me BE dhe ti shërbejmë qytetarëve. Më shumës e 95% e shqiptarëve kanë kërkuar këtë reformë. Ne mund të arrijmë më shumë së bashku, në interes të qytetarëve shqiptarë. Duhet të kuptohet se reforma në gjyqësor dhe miratimi i ligjeve të rëndësishme janë hapi i parë, por tani bëhet fjalë për zbatimin e saj. Ne do ndjekim mënyrën e zbatimit të saj. Fryma e korrikut, duhet të vendoret tek zbatimi i saj. Ne do mbështesim këtë frymë duke i dhënë përgëzimet e rekomandimet për të arritur këto qëllime që s’janë të lidhur veç me reformën por edhe me prioritetet kyçe.”.

Kryeministri Edi Rama duke u ndalur tek çështja e Reformës në Drejtësi, tha se qeveria ëhstë e angazhuar që ajo të zbatohet dhe se tashmë ligji ëhstë në odrën e institucioneve. Ai tha se kjo reformë është bazë për hapjen e negociatave, duke theksuar se Shqipëria pret rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave.

Ky takim konfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të ecur para e për të bashkëpunuar për të ecur përpara me reformat kryesore që janë marrë. Unë mirëprita rekomandimet për 5 prioritetet. Dua të shpreh besimin se nëse zbatimi i vazhdueshëm i reformave kryesore e kryesisht asaj në drejtësi është një bazë për hapjen e bisedimeve, reforma në drejtësi është një bazë solide për të marrë rekomandimin.Unë besoj se mikpritja e këshillit të MSA-së dhe miratimi në Korrik të amendamenteve për një reformë domethënëse për sistemin e drejtësisë është argument i rëndësishëm për të ecur dhe të përgatisë bisedimet për anëtarësim. Unë jam i lumtur që rezultatet e takimit të sotëm dhe për ligjin e Vettingut e prokurorëve si një hap për zbatimin e reformë, ramë dakord se është e rëndësishme zbatimi i reformës.Vlerësova që BE mirëpriti faktin që Shqipëria ndërmori hapa të tjerë në luftën kundër korrupsionit. Reforma në drejtësi është një bazë për hapjen e negociatave për anëtarësim, siç do vendosë themelet për punën që duhet marrë për negociata për kapitullin 23 e 24 dhe do ketë efekt kundër krimit e korrupsionit. Për ne është jetike që të kemi rekomandim pozitiv dhe hap pas hapi të themi se jemi të gatshëm, për ti hapur negociata. Reforma në drejtësi ka të bëjë me zbatimin e 5 prioriteteve. Si qeveri do bëjmë përpjekje për të vendosur axhendën e reformës dhe shkëmbyer pikëpamjet në zhvillimet rajonale” tha ai.

Rama shtoi se kjo reformë nuk do të realizohej pa ndihmën e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dua të falenderoj Mogherinin për reformën në gjyqësor dhe jam i bindur se pa ndihmën e tyre, pa ndihmën e BE dhe SHBA nuk do të ishim sot këtu për të treguar këtë arritje të rëndësishme që na bën krenarë për atë që bëmë, por me besim për atë që mund të bëjmë të gjithë së bashku”.

Shefja e politikës së Jashtme në Bashkimin Europian Mogherini dhe komisionari Hahn janë pyetur nga gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp për kushtet që duhen plotësuar nga Shqipëria për anëtarësimin në BE dhe afatit, ku kanë thënë se zbatimi i reformës mbetet kyçe ndonëse kanë preferuar të mos flasin për rekomandimin që mund të japë Këshilli.

Kemi marrë shënime për këtë çështje, tani duhet të reflektohet. Është shumë herët por të dhënë deklaratë finale. Ne duhet të bëjmë konsultime të brendshme për të prezantuar një vlerësim të saktë në interes të të gjithëve, por mendoj se jemi të angazhuar plotësisht për një hap pozitiv përpara por kemi parasysh se kur flasim për momentin për të ruajtur këtë karakter e për të gjetur elemente shtesë për ta ruajtur këtë moment në një mënyrë pozitive. Për vendimin e korrikut duhet të ketë zbatime që të na garantojnë se reforma në gjyqësor nuk është vetëm në letër, por edhe në realitet’ tha Johannes Hahn.

Ndërsa Mogherini tha se: “Nuk dua të paragjykoj rekomandimet e këshillit”.

Lidhur me këtë çështje, kryeministri Rama ka thënë se nëse Shqipëria ecën me këtë ritëm, si me Reformën në Drejtësi, vendi mund të jetë brenda BE-së brenda 10-vitesh, por nuk mënjanoi ambicien për ta bërë këtë më përpara.

Është një sinjal i fortë i vendit që do të ecë përpara në stacionin e fundit. Çdo hap ka të bëjë me kushtet që duhet plotësuar e respektuar. Për tu bërë anëtarë i BE brenda 10 vitesh, mund të jemi më të shpejtë nuk i dihet” tha ai.



Sa i përket krimit të organizuar, korrupsionit dhe dekriminalizimit, i pyetur nga gazetarët për ekzistencën e një raporti të shërbimeve sekrete që flet për situatën e rënduar të kultivimit të lëndëve narkotike dhe përfshirjen në këtë fenomen të ekspertëve të policisë, kryeministri Rama e ka mohuar, ku ka shtuar se puna në bashkëpunim dhe me agjencitë e tjera jashtë vendit është fokusuar në luftën ndaj tij.

Nuk ekziston ndonjë raport shërbimesh sekrete për drogën nga Italia e gjermania. Puna për luftën kundër drogës është duke ecur në rrugën e duhur. Po punojmë me policinë italiane dhe të dhënat thonë se ka progres. Të dhënat thonë se, përhapja e kultivimit nuk është diçka e re, por ka një histori të gjatë që po ecën drejt fundit. Lidhur me dekriminalizimit, ligji ka kaluar, zbatimi është në lëvizje dhe tani është në dorën e institucioneve që me ligj janë përgjegjëse për ta zbatuar që ky proces të trajtohet, shteti ligjor është për të gjithë prandaj është në dorën e institucioneve për të vendosur për të gjithë’ tha ai.

Ndërsa shefja e Politikës së Jashtme në BE, Mogherini tha për këtë çështje se këtë fenomen e kanë edhe vendet e tjera të cilat duhet ta luftojnë. Sa i përket vendit tonë, ajo theksoi se ka një vendosmëri të fortë për ta zgjidhur si problem.
 
Lidhur me krimin e organizuar e korrupsionin, duke përfshirë edhe drogën, është problem  një çështje që Shqipëria dhe jo vetëm duhet ta zgjidhë. Ka vendosmëri të fortë për ta zgjidhur dhe puna po ecën. Është çështje e rëndësishme që ne i japim rëndësi për tu përmirësuar situata dhe kjo është relevante jo për integrimin, por Shqipërinë e qytetarët. Kanë të drejtën e plotë që të jetojnë në një vend që nuk ka të tilla eksperienca që kanë qenë relevante në të kaluarën dhe po ecet në drejtimin e duhur” tha ajo.

Pyetjes së gazetarëve se përse Shqipëria nxitohet që të anëtarësohet në bashkimin Europian, Rama i është përgjigjur se Europa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa kjy i fundit ka nevojë për Europën. Ndërsa Federika Mogherini ka shtuar se, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE ka rëndësi strategjike.

Disa vite më parë ishte e rëndësishme për Ballkanin që të ishte pjesë e BE dhe jo kaq e rëndësishme që BE të kishte Ballkanin në union. Sot BE ka nevojë që Ballkani të jetë në union e anasjelltas për një jetë evropiane publike, siguri më të madhe, europë më të sigurt. Kjo ka të bëjë me faktin se Ballkani të anëtarësohet pasi nuk duhet të mbetet zonë gri ku aktorë të tjerë të penetrojnë dhe të marrin pjesën e tyre të byrekut. BE ka nevojë për Ballakanin që të jetë më i sigurt” tha Rama.

Dua të shtoj tre gjëra, gjitha vendet që janë në kufi me Europën dhe ata që janë brenda e jashtë kanë siguri. Duhet stabilizim, paqe e pajtim. E njëjta gjë dhe në interesin e BE.Në ndajmë të njëjtën gjeografi dhe duke ndarë territorin shohim sesi menaxhohet situata. Ekonomia, tregtia, investimet dhe lidhjet që kemi me rajonin. Do jetë në mënyrë reciproke me përfitime në këto sektorë siç është në interesin e qytetarëve evropianë” tha ajo.

Takimi nisi në orën 11.00 në Bruksel ku përveç Hahn e Mogherinit kanë referuar edhe ministri Bushati, ministrja Gjosha dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu.

Në thelb të takimit ishin diskutimet mbi arritjet dhe progresin e vendit tonë gjatë këtij viti në kuadër të përmbushjes së 5 prioriteteve për integrimin. 

Më herët, Kryeministri Rama u prit në një takim te veçante nga zv. Presidentja Mogherini dhe Komisioneri Hahn ku u diskutua kryesisht për ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria Shqiptare me theks zbatimin e reformës në drejtësi dhe koordinimin e përpjekjeve për te siguruar rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë