Hahn: Të hiqen barrierat për
integrimin e Ballkanit në BE

Hahn: Të hiqen barrierat për<br />integrimin e Ballkanit në BE
"Progresi dhe integrimi ekonomik është një nga proceset kryesore i cili do të sigurojë qe vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE".

Kështu u shpreh komisioneri Hahn i pranishëm në Samitin e Ballkanit Perendimor i cili po mbahet në Sarajevë ku janë të pranishëm 6 kryeministrat e rajonit, përfshirë Ramën, Vuçiçin dhe Mustafën.

Hahn propozoi krijimin e një tregu të përbashkët për ballkanin perëndimor duke e cilësuar si bazën kryesore për anëtarësimin e këtyre shteteve në BE. Hahn gjithashtu propozoi heqjen e pengesave të qarkullimit të mallrave dhe kapitalit. 

Sipas tij krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik deri në 2025 do të krijojë rreth 80 mijë vende pune në rajon.

Eurokomisioneri bëri thirrje për bashkëpunim mes vendeve te rajonit.

Ne po takohemi në këtë Samit ndërsa disa nga vendet tuaja po përballen me kriza të brendshme politike, disa prej të cilave po përballen edhe me tensione etnike.

Nga ana tjetër po përballemi me ndërhyrjet e Lindjes teksa ende nuk është e qartë politika e SHBA në këtë rajon.

BE e kupton situatën jo të qetë në rajon. Shefja e politikës së jashtme Mogherni vizitoi shtetet e Ballkanit Perëndimor një javë më parë për të dhënë mesazhin e qartë se ne jemi me ju, për më tepër edhe mbledhja e Këshillit të Europës konfirmoi të ardhmen tuaj europiane.
Mesazhi im sot është i qartë, përdoreni këtë dritare mundësie jo vetëm si shtete më vete por si një rajon i vetëm. Tensionet nuk sjellin asgjë pozitive
", u shpreh Hahn në samit.

Në takimin e kryeministrave në Sarajevë me mikpritësin Denis Zvizdiç, marrin pjesë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, i Shqipërisë Edi Rama, i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Kosovës Isa Mustafa, ndërkohë që Maqedoninë e përfaqëson kryeministri teknik Emil Dimitriev.

Në kuadër të procesit të Berlinit samiti tjeter i Ballkanit Perëndimor pritet të mbahet në korrik në Trieste të Italisë.

hahn


e.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët