Halili: Pakt me lojtarët për Europën, do paguajmë gjobën. Demi: Barazimi rezultat i drejtë, por shtylla na mohoi fitoren

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit ka përfunduar me shifrat e bardha 0-0. Një sfidë e dyluftuar në çdo aspekt duke nisur nga tifozëria e deri te futbollistët në fushë, por në fund të dy skuadrat ndanë pikët. Më të lumtur ishin të kuqtë të cilët e çojnë në 16 numrin e derbëve pa humbje, ndërsa Tirana duhet të presë ende për 3 pikët që nuk vijnë prej më shumë se 5 vitesh ndaj rivalit historik.

Në fund të ndeshjes presidenti i bardhebluve përveçse deklaroi që Tirana meritonte të fitonte, shtoi:

“Unë jam i bindur që do e arrijmë Europën. Edhe merakun e licencimit do e zgjidhim. Do përballojmë edhe atë gjobë të tmerrshme që kemi, pas shumë e shumë gjobash që kemi përballuar.”

Ndërkohë trajneri Ardian Mema me batutë kritikoi gjyqtarin e ndeshjes:

“Unë nuk flas për gjqyarët por këtë ndeshje më dha përshtypjen se donte që ndeshja të përfundonte në barazim. Gjithsesi kjo batutë është se pastaj ndoshta na dënojnë.”

 

Homologu i Memës te Partizani, Skënder Gega, u shpreh se priste më shumë nga skuadra e tij.

“Prisja më tepër, derbi ka adrenalinën më vete, por edhe presionin. Por, me një ekip me 20 pikë mbrapa ka më pak presion.  Tirana dha maksimumin në pjesën e parë. Kurse në pjesën e dytë besoj se luajtëm mirë, por patëm probleme sepse bëmë zëvendësime të detyrueshëm.”

Ndërkohë presidentin Gazmend Demi deklaroi:

“Ishtë një ndeshje për barazim, por normal që unë dojë që Partizani të fitonte. Fati nuk na deshi pasi shtylla nuk përfundoi në gol, por ndeshja ishte për barazim.”

Me këtë rezultatat Tirana renditet e shtata me 29 pikë, ndërsa Partizani vijon në krye me 50 pikë, 9 më shumë se Kukësi ndjekës që ka një ndeshje më pak.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë