Hajdari braktis këshillin politik: Nuk mund të qëndroj në një tryezë ku diskutohet për tenderat

Bashkëkryetarja e komisionit për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari ka braktisur tryezën e këshillit politik. E irrituar ajo tha për mediat se nuk mund të qëndrojë në një tryezë ku diskutohen tendera, referuar këtu identifikimit biometrik.

"Kemi dy orë që shpenzojmë kohë duke folur për tenderin e identifikimit biometrik. Unë nuk kam ardhur këtu të merrem me tendera dhe të merrem si do ti ndajnë këta pasuritë. Unë kam ardhur për të përfaqësuar atë frymë të shoqërisë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. E shikoj që është e pamundur të flitet këtu për një gjë që është normale që ka të bëjë me ndryshimet që duan shqiptarët. Është e trishtë dhe të flasim për gjëra që nuk kanë rëndësi. Qytetarët presin sot më shumë nga ne dhe nuk presin që ne të ulemi aty dhe të negociojmë kush do të marrë tenderin e identifikimit biometrik. Unë u largova sepse kam shumë gjëra më të mirë për të bërë. Përpiqen të futin në ligj mënyrën e tenderimit dhe kjo nuk duhet të ndohë në kodin zgjedhor. Si do ta bëjmë tenderim me shpallje apo pa shpallje thotë ai", tha Hajdari.


Lajmi kryesor:

Ngërç në Këshillin Politik, Hajdari braktis mbledhjen: S'jam këtu për të diskutuar për tenderat! Opozita me propozime të reja për KQZ, Gjiknuri: PD kërkon atë që kishim


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg