Konsensusi mes palëve politike për reformën zgjedhore duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi strukturimi i KQZ por dhe përcaktimi në kod zgjedhor të procedurave të tenderimit për identifikimin biometrik kanë sjellë një ngërç të ri mes palëve.
Zgjedhja e anëtarëve të KQZ dhe mandati i tyre i ndan palët në Këshillin Politik. Pas takimit, Oerd Bylykbashi tha se kanë bërë një propozim të ri për zgjedhjen e këtyre anëtarëve dhe se kjo formulë është në kushtetutë, pasi me këtë përzgjidhen organet e sistemit të drejtësisë.
Por për Gjiknurin, PD kërkon mandat 4-vjeçar që e kanë aktualisht dhe anëtarët e KQZ dhe për të do të ishte më e ndershme të mbani atë që kishin pasi nuk ka asnjë kuptim ristrukturimi i saj nëse vijohet me të njëjtën mënyrë.
Një tjetër pikë që ndan palët është edhe kërkesa e PD për procedurë të përshpejtuar për tenderimin e teknologjisë në zgjedhje për identifikimin biometrik. Kjo ka revoltuar Rudina Hajdarin e cila ka braktisur mbledhjen, ndërsa hodhi akuza para mediave se "palët e kanë hallin të flasin për tenderë dhe jo për reformën zgjedhore dhe ndryshime që shqiptarët duan". Hajdari tha se nuk është në atë Këshill për të diskutuar për tenderë por për reformën. Por dhe Gjiknuri nga ana tjetër u shpreh se ishte përfshirja e proceduarve të tenderave ne Kodin Zgjedhor ishte diçka jo normale dhe e pakonceptueshme.
Këshillit Politik zhvilloi sot një takim rreth 3 orë që nisi në 17:00, por në vend që të ishte i fundit dhe të arrihej në një marrëveshje përfundimtare ashtu siç tha Gjiknuri në mbledhjen e kaluar, në fakt ka sjellë një ngërç të ri duke i larguar sërish palët.
Opozita ka paraqitur sot zyrtarisht në Këshillin Politik formulën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Formula e propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ që ka propozuar sot opozita është e njëjta formulë e përzgjedhjes që është përdorur për organet e reja të sistemit të drejtësisë. Sipas opozitës, kjo formulë e prezantuar asokohe nga faktori ndërkombëtar, u pranua nga palët si zgjidhje për të ruajtur profesionalizimin dhe pavarësinë e institucioneve.
Konkretisht, formula parashikon tre faza:
a) Kontrolli i kritereve formale nga një institucion i pavarur kushtetues, si Avokati i Popullit.
b) Zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 maxhoranca dhe 2 opozita.
c) Votimi i listës në bllok nga Kuvendi.
Sipas opozitës, PD ka pranuar formulën e re të kompozimit të KQZ, por duke ruajtur garancitë aktuale mbi balancimin e KQZ, kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve dhe mbi shumicën e konsensusale për vendimmarrjet e rëndësishme. Aktualisht ligji parashikon që për disa çështje me rëndësi pë zgjedhjet vendimmarrja është me shumicë të cilësuar, pra me konsensus midis mazhorancës dhe opozitës. PS po tenton të heqë nga ligji, garancitë që ekzistojnë prej 17 vitesh për çdo opozitë në menaxhimin e zgjedhjeve.
Propozimi i plotë i opozitës jashtë parlamentare
Qëndrim i Opozitës mbi reflektimin në ligj të dakordësisë së arritur mbi cështjen e riformatimit të KQZ
I. Në përputhje me pikën 2 dhe 3 të Dakordësisë së arritur në Këshillin Politik të datës 5 Qershor 2020, propozojmëkëtë procedurë për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:
1. Avokati i Popullit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për të gjitha pozicionet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë.
2. Afati për paraqitjen e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues është 15 ditë. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Në rast se kandidati nuk ka përcaktuar asnjë preferencë për vendin vakant, konsiderohet që ai aplikon për të gjithë vendet vakante.
3. Kërkesa e kandidatit regjistrohet në regjistrin e protokollit të Avokatit të Popullit. Kandidati pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 2 kopje të dokumenteve të kërkuara që vërtetojnë përmbushjen e kritereve.
4. Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, një komision i përbërë nga Avokati i Popullit dhe dy Komisioner të Avokatit të Popullit, përpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere, si dhe ngre Komisionin Ad Hoc të Përzgjedhjes, që përbëhet nga:
a) 3 përfaqësues të partive të shumicës parlamentare sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse;
b) 2 përfaqësues të partive të pakicës parlamentare sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme pararendëse.
5. 3 ditë pas përpilimit të listës, Avokati i Popullit i përcjell dosjet dhe relacionin shpjegues të përmbushjes së kritereve për secili kandidat Komisionit Ad Hoc të Përzgjedhjes. Avokati i Popullit merr pjesë si vëzhgues në mbledhjet e Komisionit Ad Hoc të Përzgjedhjes.
6. Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes pas zhvillimit të një seancë dëgjimore me kandidatët, mund të vendos të kalojë një kandidat nga lista e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret formale tek lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, me të paktën katër vota.
7. Pas përfundimit të listës së kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes ndjek procedurën e mëposhtme për zgjedhjen e kandidatëve:
a) Nga lista e kandidateve qe kane aplikuar per Komisioner, zgjidhen me shumicë votash kater kandidatet me te mire. Keto kater kandidatura i kalohen dy anëtarëve të pakicës, ku secili prej tyre ka të drejtë të përjashtojë nga një kandidat. Me shumicë votash më pas, njëri nga dy kandidatët e mbetur në garë zgjidhet nga Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes si Komisioner.
b) Nga lista e kandidateve qe kane aplikuar per ZëvendësKomisioner, dy përfaqësuesit e pakicës përzgjedhin secili nga një kandidat. Zëvendëskomisioner zgjidhet një nga dy kandidatët që ka marrë shumicën e votave në Komisionin Ad Hoc.
c) Nga lista e kandidateve qe kane aplikuar për Komisionin Rregullator, secili nga anëtarët e Komisionit Ad Hoc ka të drejtën të zgjedh një anëtar.
d) Nga lista e kandidatëve që kanë aplikuar për Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve, secili anëtar i Komisionit Ad Hoc ka të drejtën të zgjedh një anëtar.
8. Komisioni Ad Hoc i Përzgjehdjes përpilon listën finale të kandidatëve të zgjedhur për secilin pozicion dhe ia përcjell Avokatit të Popullit, i cili Brenda dy ditëve ia dërgon Kuvendit të Shqipërisë, sëbashku me dokumentet shoqëruese të aplikimit të secilit kandidat të zgjedhur dhe një Raporti të detajuar mbi procedurën e ndjekur.
9. Komisioni përgjegjës parlamentar për cështjet ligjore, bën verifikimin e kandidatëve të përzgjedhur, nëse përmbushin kriteret e parashikuara nga ligji dhe i përcjell listën për miratim, shoqëruar me Raportin përkatës seancës plenare, brenda 10 ditëve nga momenti i marrjes së listës.
10. Kryetari i Kuvendit, njofton datën dhe orën e mbledhjes së seancës plenare për votimin e anëtarëve të KQZ. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve në bllok me shumicë votash. Në rast se Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëve në bllok, sipas këtij paragrafi, Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisionit Ad Hoc të Përzgjedhjes pranë Avokatit të Popullit për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe dërgimin e një liste të dytë brenda 10 ditëve. Komisioni Ad Hoc i Përzgjedhjes zbaton të njëjtat rregulla të parashikuara në pikën 7. Kuvendi, brenda 10 ditëve nga dërgimi i listës së dytë, mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëve me 3/5 e të gjithë anëtarëve të tij. Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur dhe vendimi i Kuvendit për miratimin e listës së kandidatëve të zgjedhur botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare. Në rast se lista e dytë rrëzohet nga Kuvendi, Avokati i Popullit rishpall njoftimin për shprehje interesi.
II. Lidhur me kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të KQZ, propozojmë që të ruhet kohëzgjatja e dakordësuar njëherë mes palëve politike në Shqipëri dhe që është aktualisht në fuqi, si më poshtë vijon:
a) Komisioneri dhe Zëvendëskomisioneri të kenë mandat 4 vjeçar, me të drejtë ripërtëritje vetëm një herë.
b) Anëtarët e Rregullatorit dhe KAS të kenë mandat 6 vjeçar, me të drejtë ripërtëritje vetëm një herë.
III. Lidhur me shumicën për vendimmarrje, secila palë duhet të ruajë garancitë aktuale dhe të mos zhbëhet një standart i arritur. Konkretisht, për vendimet që kanë impakt në zgjedhje dhe në rregullat e barabrata të garës elektorale, duhet të ruhet vendimmarrja me shumicë të cilësuar që është një garanci që ekziston aktualisht në Kodin Zgjedhor. Konkretisht, në Kodin Zgjedhor duhet të ruhet formulimi:
1. Konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 4 anëtarë të KQZ-së, sipas rastit të Rregullatorit apo të KAS, vendimet lidhur me:
a) shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore;
b) pranimin e ankimit kundër vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të zonës zgjedhore dhe vendimet lidhur me ankimet kundër vendimeve të KZAZ-ve për rezultatin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore;
c) kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendra votimi;
ç) shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në zonën zgjedhore apo në të gjithë vendin dhe përsëritjen e tyre;
d) aktet me karakter normativ dhe që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet;
dh) propozimin për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së;
e) miratimin e strukturës organike të KQZ-së, si dhe rregulloren e funksionimit të KQZ-së;
ë) caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore;
f) caktimin e zonave të administrimit zgjedhor.
Vendimet e tjera miratohen me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të KQZ-së.
( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë për qëndrimin e opozitës për KQZ
Zgjedhja e anëtarëve të KQZ duket se i ndan palët në Këshillin Politik të reformës zgjedhore. Pas përfundimit të takimit, Oerd Bylykbashi tha se kanë bërë një propozim të ri për zgjedhjen e këtyre anëtarëve. Sipas tij kjo formulë është në kushtetutë, pasi me këtë formulë përzgjidhen organet e sistemit të drejtësisë. Sipas opozitës, qëllimi i mazhorancës është të kapë të gjitha organet e KQZ.
"Ne kemi bërë propozim sot për një formulë të emërimit të anëtarëve të tre trupave të KQZ, të ekzekutivit, të organit rregullator dhe ankimor nëpërmjet një formule të mirë pranuar që sot është në kushtetutë dhe është formula për zgjedhjen e organeve të sistemit të drejtësisë. NJë formulë që garanton një shqyrtim të pavarur jo politik të kandidaturave. Është një formulë që u kundërshtua nga mazhoranca pa asnjë arsyetim. I intereson kapja e plotë e KQZ në të tre organet. Dakordësia e 5 qershorit për të garantuar raportet politike, ku PS do të jetë mazhorancë në këto organe. Ai që është qëllimi i gjithë negociatave është që garancitë për opozitën dhe interesin publik, karshi një mazhorance që shkatërron zgjedhjet për interes të qeverisë do të qëndrojnë dhe do të rriten në kod zgjedhore, por nuk do të shkojnë më pas. Mazhoranca kërkon kapjen e të gjitha organeve. I thamë kohë mazhorancës ta studiojë propozimin tonë", tha Bylykbashi.
Edhe për Petrit Vasilin me propozimin për formulën për emërimin e anëtarëve të KQZ, duhet të ruhet balanca dhe se ky propozim respekton frymën e dakodësisë.
"Formula re e depolitizimit është në dy rrugë. Të gjitha garancitë aktuale të kodit riprodhohen në këtë propozim ashtu siç janë. Ose në komisionet e treta, ruhet balanca 3-2, por nuk mund të jetë 5 me zero për maxhorancën. S’mundet që kjo garanci të zhbëhet nga një kod që duhet ti rrisë këto garanci. Kjo dakordësi respekton frymën e dakordësisë, e depolitizimit, respekton mekanizma të konsoliduar. Nuk i jepet regjim absolut për të ndërtuar një 30 qershor të ri. Ne besojmë shumë që ka kohë, është në dispozicion për të bërë këtë reflektim", tha Vasili.
Është krijuar një tjetër ngërç, për mandatin e nënkomisionerit dhe komisionerit të KQZ, që është bërë arsyeja që palët të mos gjejnë dakordësi. Sipas Gjiknurit, PD kërkon mandat 4-vjeçar që e kanë aktualisht dhe anëtarët aktualë të KQZ dhe për të nuk ka asnjë kuptim ristrukturimi nëse vijohet me të njëjtën mënyrë si është KQZ aktuale. Identifikimi Biometrik është një tjetër arsye që ka ndarë palët në momentin e fundit, pasi PD kërkon të fusë në Kodin Zgjedhor procedurat e tenderimit, që për Gjiknurin është e pakonceptueshme.
"Të krijojmë një trup KQZ të qëndrueshme duke reflektuar dhe kërkesat e opozitës edhe anëtarë me mandate shumë të gjata se sa janë sot. PD duket se ka kërkuar vetëm një marrëveshje zgjedhore për të marrë disa garanci për identifikimin biometrik në zgjedhje ndërsa është më e ndershme të mbajmë KQZ ashtu siç është. Ky ishte një devijim i paparashikuar i takimit dhe duhet të reflektojnë. Ata kërkojnë mandate 4 vjeçare siç janë sot dhe duan të kthehen te KQZ aktuale, është më e ndershme të mbajmë atë që kemi nuk kemi pse bëjmë gjithë këtë debat. Mazhoranca ka qenë komode edhe me kodin aktual. Nuk di që në kodin zgjedhor të shkruhen procedura tenderimi dhe PD kërkon këtë gjë. Ne i dhamë nënkomisionerin me të drejta si komisioneri, por besoj se nuk është normale që një ligj zgjedhor të përfshihet me procedura tenderimi.", tha Gjiknuri.
Bashkëkryetarja e komisionit për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari ka braktisur tryezën e këshillit politik. E irrituar ajo tha për mediat se nuk mund të qëndrojë në një tryezë ku diskutohen tendera, referuar këtu identifikimit biometrik.
"Kemi dy orë që shpenzojmë kohë duke folur për tenderin e identifikimit biometrik. Unë nuk kam ardhur këtu të merrem me tendera dhe të merrem si do ti ndajnë këta pasuritë. Unë kam ardhur për të përfaqësuar atë frymë të shoqërisë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. E shikoj që është e pamundur të flitet këtu për një gjë që është normale që ka të bëjë me ndryshimet që duan shqiptarët. Është e trishtë dhe të flasim për gjëra që nuk kanë rëndësi. Qytetarët presin sot më shumë nga ne dhe nuk presin që ne të ulemi aty dhe të negociojmë kush do të marrë tenderin e identifikimit biometrik. Unë u largova sepse kam shumë gjëra më të mirë për të bërë. Përpiqen të futin në ligj mënyrën e tenderimit dhe kjo nuk duhet të ndohë në kodin zgjedhor. Si do ta bëjmë tenderim me shpallje apo pa shpallje thotë ai", tha Hajdari.
Sa i peshtire eshte Petritërija..
PërgjigjuNjeriu eshte nje detaj... shikojeni me telefon në dorë dhe verini emrin!
PërgjigjuKjo klasa politike e rraskapitur e bën me qellimë per te vonuar integrimin e Shqiperis ne BE ne cdo takim do ta gjejnë nje justifikim. Deri kur do te duroje populli SHQIPTARË duke i merzitur zhgenjyer nga keta lloj politikanet tanë 30 vjecar te rraskapitur e te degjeneruar.
PërgjigjuO Rudina Hajdari kena nje shprehje ne Tironcit “ Katunat Faqe pa Rru Qytetare nuk Bohesh Kurre edhe sikur me ndru 7 pale Lekur Po ti bon mire Largohu nga Parlamenti se nuk te takon te jesh aty Se nuk e ke fitu ate vend vet Ty te vuni ai qe te vrahu Baben dhe ti e nona jote nuk po gjen Vrasesin e Babait bashke me Nonen tate Gjygjtare pa shkolle me 8 vjecare e ardhur nga Librazhdi qe ka krijuar Pasuri maramendese si familje ku Vetingu ju a cori Masken E ne Tironcit nuk po marrim Pronat tona te ligjeshme e ju si Familje me Vila Toka Apartamente makina Kushedi se sa prona ke edhe ti moj Hajdare Ti nuk duhesh te rrish ne Parlament te mbrosh te Ardhmen e femijeve tane Sepse Nona jote dhe familjarisht Jeni Hajdute te Pasurise te Popullit Shqipetar Jep Doreheqje
PërgjigjuGjith tirocit e kan i budslle per fis dhe ti duhet tjesh si budalls 24 k
hahahahaha... shiheni pak surratin e degjenuar, si rraqe e qelbur e Petro Vasiliqirit qe del gjithmone siper shpatulles, poshte sqetulles, ne krah te menderes se Bylykbashit... Nuk i ndahet kolera.. si pull poste gjithe diten ... ka marr zarfin me misionin "historik" te Andon Ledhit dhe gjithe diten sillet si zorro rrugeve per te gjetur ku eshte Bylykbashi dhe Pd .. edhe brenda ne sifonin e banjos se PD hyn syri dhe veshi i Monikaqirjes .. vetem qe te marri vesh ndonje thashethem per koalicionin e arte te vjedhjes se perbashket te Shqiptareve
Përgjigjumoj vajze e paekualifikuar, moj vajze pa asnje dite pune dhe pa eksperienca pune, nje pyetje te bejne Ata intelektuale te shquarqe ndodhen si brenda vendit ashtu dhe jashte vendit, qe kane kontribuar per shume vite dhe kontribojne me dijet e tyre, me eksperiencat e tyre te fituara gjate gjithe kohes se tyre duke ja kushtuar per mireqenjen e komunitetit; Si arrite ti zojne e paekualifikuar dhe pa eksperienca pune te kapes majen me te larte te shtetit shqiptare???????!!!!!!!. Kesaj i duhet nje vetting i shpejte dhe mos te kujtohemi mbas 20 vjeteve , ashtu sic u kujtuam per nenen e saj te cilen e shporem nga sistemi i drejtesise, sepse edhe kjo do te na sjelli drama me pasoja per komunitetin ashtu sic ne e sollen prinderit e saj te pa afte nga ana profesionale,se duke qene e paafte si prinderit e saj ajo kete paftesi do ta mbuloje me korrupsion dhe me vjedhje.Sa me shpejte ta largoni kete vemje, e rritur, e ushqyer dhe e "SHKOLLUAR" me parata e pista te vena nga prinderit e saj, aq me mire do te jete pe shoqerine civile , per ata intelektuale te shquar qe karrieren e tyre e kane arritur me sakrifica dhe me pune te ndershme, kur nje dite do te kene mundesine te kene ne doren e tyre drejtimin e vendit, pa pasur perballe tyre kundershtarin politik i cili e ka zene ate vend ne saj te aferave korruptive te prinderve apo te miqve te tyre me pushtet, por te kene nje kundershtare te vertete politik.......
Përgjigjuiiiiiiku ??????!!!!!! Ate e kane larguar shoket e saj !!!!!!! Murriqi do te shkoje dhe do te filloje bertase... Do te thote se: Jam fshatar, prandaj bertas- thote ai!!! Por fshataret nuk bertasin e nuk cirren! Ata jane te mire , gjakftohte, punetore e tolerante...! Murriqit i ka mbetur ky ves qe ne kohe te largeta...kur trembej nga....LEPURI !!!!!! hahahahaahahaah ...Ndersa ti, hajdarane shko dhe fshija lotet nenes hajdarane !!!!!!
PërgjigjuTi nuk i ke as 2 gram tru per ta kap ate qe thote Murrizi. Ne Top Channel i beri zbor Eni Vasilit dhe Topit kur ajo e diskriminoj duke i then se nuk na jep mend nje fshatar ketu ne qytet por harroi qe aty ku jepej emisioni esht fshat
O vajze ....nuk te kundershtoj po mos bej shou ....qe te harojm te tem e tet at (ramet te ket)...me ato qe kan ber ata nuk e meriton te jesh as deputete !?
PërgjigjuU merzit Rudina se nuk ja dhan mamit tenderin
Përgjigju