Rudina Hajdari tha se listat e hapura janë një realitet, por që të jetë e plotë duhet të hapen 100 % pasi është gjëja e duhur për qytetarët. Hajdari tha se ata që duna listat e mbyllura nuk do të mbështeten nga qytetarët.
"Në mbledhje nuk ishte njëra palë dhe në atë moment është vështirë të bësh një diskutim të hapur dhe që kërkon konsensus. E rëndësishme është që ti komunikonim palës tjetër se arritëm një marrëveshje se një natë më parë nënshkruam një marrëveshje me mazhorancën. E kam theksuar disa here se 5 qershori sjell shumë pak risi dhe nuk është një marrëveshje e plotë dhe se nuk ishte e mjaftueshme për shqiptarët. Nëpërmjet angazhimit tonë bëmë të dukshme se listat e hapura tashmë janë një realitet. Listat e hapura duhet të jenë 100 % të hapura dhe në argumentin e ruajtjes së kuotës gjinore mund të gjejnë mënyra të tjera dhe jo me hapjen e pjesshme. Kam besimin se të gjithë do të shkojmë drejt listave të hapura, një hap i rëndësishëm për vendin. Jemi shumë afër fundit të këtij rrugëtimi. Qytetarët do të kuptojnë që jo vetëm do të kenë mundësi të kontribuojnë, të përfshihen në lista pa pasur pengesat që kanë pasur deri tani. Në momentin që listat hapen, çdo njeri garon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk vjen në atë listë për të luftuar për dikë tjetër, ai do të jetë i barabartë me të gjithë. Për qytetarin që voton do kuptojë që ka më shumë fuqi. Ato parti që do t'i mbajnë listat e mbyllura do e kuptojnë që nuk do të mbështeten nga qytetarët. Do të ishte një pengesë për çdo format të ri që do të dojë të garojë. E kam dëgjuar shumë herë nga PD, një nga premtimet ishte listat e hapura", tha Hajdari.
Rudina Hajdari tha se po punon për të gjetur një formulë të duhur të përfaqësimit gjinor me hapjen e listave 100%, megjithatë tha se dhe në këtë rast do i lihen në dorë partive nëse do i hapin 100% apo jo. Megjithatë tha Hajdari dhe hapja e pjesshme e listave është një arritje e premtime që ajo ka thënë gjithmonë, madje edhe pas firmosje së marrëveshjes së 5 qershorit.
"U propozuan disa ndryshime të sistemit por e dija që do ishte e vështirë të merrja çdo gjë në atë tavolinë, por minimumi duhet të ishin krijuar kushtet që të hapeshin listat dhe për këtë luftova nga fillimi deri në fund. I kërkova PD e LSI që ta mbështesnin këtë kërkesë dhe në atë tryezë nuk ishin diskutimet e koalicioneve, me metodologjinë e arritur më 14 janar u përfshi diskutimi i sistemit por u refuzua më pas. Nëse kjo do të kishte ndodhur nuk do të kishim pasur hapa të tjera. Edhe për marrëveshjen e 5 qershorin thash bashkë me kolegët se këtë betejë për listat e hapura do e zhvendosnim në parlament. Jemi duke negociuar se mund të përmbushet hapja e listave 100 %, do të gjejmë formulën e duhur që të ruajmë kuotën gjinor dhe tua japim partive dhe ta lëmë në dorë të tyre hapjen e listave 100 %. SHBA, BE, OSBE dhe ai Ambasadori britanik të gjithë kanë respektuar kërkesat e palëve duke i konsideruar të barabarta, por ka qenë e qartë se jo çdo palë do të marrë 100 % atë që kërkon. Ajo që është e patolerueshëm është që në palë të mos marrë asgjë. Prandaj erdhën dhe tek konsensusi që minimumi të kemi lista të hapura", tha Hajdari
Lajmi kryesor: