Marrëveshja e djeshme me PS ishte një garanci për të hapur listat dhe sigurimin e 84 votave për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Kjo u konfirmua nga deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari e cila ishte e ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv.
Hajdari i bëri sërish thirrje Bashës duke thënë se është ende në kohë për t'u ulur në tryezën politike për ndryshimet kushtetuese dhe të mos mbajë peng opozitën duke u futur në histori si partia që nuk do ndryshimin. Në lidhje me deklaratat e Presidentit Meta se nuk do i njoh ndryshimet kushtetuese, Hajdari tha se ato i lejon Kushtetuta dhe jo Meta.
Ajo tha se listat e hapura tashmë janë një realitet dhe se do të vijojë të këmbëngul që të bëhet hapja e tyre deri në masën 100%.
A do e votojë marrëveshjen e 5 qershorit në seancën e nesërme parlamentare? Për Hajdarin kushti i saj ishte hapja e listave dhe ajo u arrit, duke lënë të kuptohet se vota e saj do të jetë pozitive.
Rudina Hajdari foli dhe për aludimet e krijimit të një partie të re ku u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme do jetë pjesë e një liste, por që më shumë do të zbulojë në muajin shtator.
Në lidhje me krijimin e një partie të re, Hajdari la të kuptohet se do të jetë pjesë e një partie në zgjedhjet e 2021 por pa treguar nëse do jetë një parti të re që do krijojë ajo apo grupi i saj parlamentar. Ajo tha se në shtator mund të zbulojë diçka më shumë, por tani është e fokusuar në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
"Di të them që në zgjedhjet e ardhshme do të jem në një liste dhe shpresoj që të jetë e hapur 100 % dhe me njerëz që janë vlejë dhe emrat e tyre do peshojnë dhe s'do kenë frikë nga populli shqiptar dhe të përfaqësojnë njerëzit me dinjitet dhe tu japin llogari për premtimet e tyre. Do të jetë një fushatë e jashtëzakonshme dhe do mundohemi se gjatë kësaj periudhë që do e zbulojmë së bashku duhet fillimisht të mbyllin kodin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese dhe në shator do zbuloj diçka më shumë", tha Hajdari.
Rudina Hajdari tha se Basha nuk duhet të mbajë peng një opozitë dhe të mbahet mend si partia që nuk do ndryshim. Ajo tha se Basha ka ende kohë të ndryshojë mendim dhe të bëhet pjesë e dialogut për hapjen e listave dhe ndryshimet kushtetuese.
Në lidhje me deklaratat e Presidentit Meta se nuk do i njoh ndryshimet kushtetuese, Hajdari tha se ato i lejon Kushtetuta dhe jo Meta.
"Do ishte vendim i gabuar nëse Basha do të mbante peng një opozitë të tërë , por ka ende kohë për të ndryshuar mendim. Ka shumë demokratë që mbështesin listat e hapura. PD nuk duhet të kujtohet si një opozitë që nuk do ndryshim. Edhe në lidhje me reagimin e Presidentit që thotë se nuk i njoh ndryshimet kushtetuese, ai nuk mund të bëjë dot asgjë, pasi na e lejon Kushtetuta", tha Hajdari.
Në lidhje me 30 korrikun, Hajdari tha se nuk ka surpriza pasi janë 94 votat për votim të listave të hapura në Kuvend.
"Duhen 94 vota për ndryshime kushtetuese që ne i kemi dhe të 28 deputete iniciues dhe të tjerët që i janë bashkuar kësaj nisme janë të mjaftueshme për të marrë votat që duhen, nuk ka surpriza për votimin në 30 korrik", tha Hajdari.
Rudina Hajdari e ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se nuk ka pasur presion nga ndërkombëtarët për listat e hapura. Në lidhje me komunikimin me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, ajo shtoi se ka pasur kontakte, aq sa anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.
"Nuk ka pasur presion ndërkombëtar për listat e hapura. Listat e hapura mbështeten për të përmirësuar cilësinë e demokracisë. Sa herë të ketë kërkesë për mbledhje do të jem e pranishme, besoj edhe zoti Murrizi se tregojmë vullnetin. Natyrisht që kam pasur kontakte, aq sa kanë anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, edhe gjatë kësaj periudhe. Mendoj se është e qartë që edhe heshtja është një lloj qëndrimi. Nuk besoj që do dali njeri kundër kësaj", tha Hajdari.
Rudina Hajdari tha se ditën e nesërme do të mblidhet grupi parlamentar demokrat pikërisht për të diskutuar mbi qëndrimin për të vendosur në lidhje me votimin e 5 qershorit. Hajdari tha se në momentin që u morr garancia për hapjen e listave përmes marrëveshjes së djeshme me PS nuk ka arsye për të mos votuar 5 qershorin duke lënë të kuptohet se vota e saj do jetë pro dhe se nesër do të merren 84 votat që duhen për miratimin e saj.
"Do e votoni? ne e para veprojmë si grup dhe i koordinojmë lëvizjet, e dyta grupi demokratë patën një rezervë për sa i përket marrëveshjes se 5 qershorit. E treta kjo duhet biseduar dhe nesër kem një mbledhje për ta diskutuar më gjerë vendimin, pasi kondicionimi i votës ka qenë nëse nuk do të kishim lista të hapura. Firmën për 5 qershorin e hodha pasi ishte gjëja e duhur për momentin për vendin, ne nuk na ka kondicinuara askush të shkojmë përtej marrëveshjes, por në momentin që ne firmosin marrëveshjen dhe futen në ligj, atëherë mund të bëjmë hapat e tjerë që mendojmë se përmirësojnë ligjin dhe kodin zgjedhor dhe në këtë rast kjo është arsyeja pse morëm këtë hap për ndryshime kushtetuese. Marrëveshja e djeshme dha një garanci për kërkesat tona duke gjetur dhe dakordësine e opozitës parlamentare. Kjo ishte dhe arsyeja pse mazhoranca u ul në atë tavolinë duke dhënë garancinë dhe garantoi 84 votat për nesër për 5 qershorin", tha Hajdari.
Rudina Hajdari tha se listat e hapura janë një realitet, por që të jetë e plotë duhet të hapen 100 % pasi është gjëja e duhur për qytetarët. Hajdari tha se ata që duna listat e mbyllura nuk do të mbështeten nga qytetarët.
"Në mbledhje nuk ishte njëra palë dhe në atë moment është vështirë të bësh një diskutim të hapur dhe që kërkon konsensus. E rëndësishme është që ti komunikonim palës tjetër se arritëm një marrëveshje se një natë më parë nënshkruam një marrëveshje me mazhorancën. E kam theksuar disa here se 5 qershori sjell shumë pak risi dhe nuk është një marrëveshje e plotë dhe se nuk ishte e mjaftueshme për shqiptarët. Nëpërmjet angazhimit tonë bëmë të dukshme se listat e hapura tashmë janë një realitet. Listat e hapura duhet të jenë 100 % të hapura dhe në argumentin e ruajtjes së kuotës gjinore mund të gjejnë mënyra të tjera dhe jo me hapjen e pjesshme. Kam besimin se të gjithë do të shkojmë drejt listave të hapura, një hap i rëndësishëm për vendin. Jemi shumë afër fundit të këtij rrugëtimi. Qytetarët do të kuptojnë që jo vetëm do të kenë mundësi të kontribuojnë, të përfshihen në lista pa pasur pengesat që kanë pasur deri tani. Në momentin që listat hapen, çdo njeri garon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk vjen në atë listë për të luftuar për dikë tjetër, ai do të jetë i barabartë me të gjithë. Për qytetarin që voton do kuptojë që ka më shumë fuqi. Ato parti që do t'i mbajnë listat e mbyllura do e kuptojnë që nuk do të mbështeten nga qytetarët. Do të ishte një pengesë për çdo format të ri që do të dojë të garojë. E kam dëgjuar shumë herë nga PD, një nga premtimet ishte listat e hapura", tha Hajdari.
Rudina Hajdari tha se po punon për të gjetur një formulë të duhur të përfaqësimit gjinor me hapjen e listave 100%, megjithatë tha se dhe në këtë rast do i lihen në dorë partive nëse do i hapin 100% apo jo. Megjithatë tha Hajdari dhe hapja e pjesshme e listave është një arritje e premtime që ajo ka thënë gjithmonë, madje edhe pas firmosje së marrëveshjes së 5 qershorit.
"U propozuan disa ndryshime të sistemit por e dija që do ishte e vështirë të merrja çdo gjë në atë tavolinë, por minimumi duhet të ishin krijuar kushtet që të hapeshin listat dhe për këtë luftova nga fillimi deri në fund. I kërkova PD e LSI që ta mbështesnin këtë kërkesë dhe në atë tryezë nuk ishin diskutimet e koalicioneve, me metodologjinë e arritur më 14 janar u përfshi diskutimi i sistemit por u refuzua më pas. Nëse kjo do të kishte ndodhur nuk do të kishim pasur hapa të tjera. Edhe për marrëveshjen e 5 qershorin thash bashkë me kolegët se këtë betejë për listat e hapura do e zhvendosnim në parlament. Jemi duke negociuar se mund të përmbushet hapja e listave 100 %, do të gjejmë formulën e duhur që të ruajmë kuotën gjinor dhe tua japim partive dhe ta lëmë në dorë të tyre hapjen e listave 100 %. SHBA, BE, OSBE dhe ai Ambasadori britanik të gjithë kanë respektuar kërkesat e palëve duke i konsideruar të barabarta, por ka qenë e qartë se jo çdo palë do të marrë 100 % atë që kërkon. Ajo që është e patolerueshëm është që në palë të mos marrë asgjë. Prandaj erdhën dhe tek konsensusi që minimumi të kemi lista të hapura", tha Hajdari
Ne se ja arrini kesaj qe pretendoni dhe thoni do mbaheni mend ne hisorine per fillimin e nje ndryshimi te madh. Respekte per kete iniciative. Listat e hapura 100 % pastrojne politiken e injoranteve dhe te te paafteve qe kacaviren pas partive
PërgjigjuE shikoj kryetare kuvendi kete vajze, ose ministre te jashtme. Bravo Rudina. Te kishim me shume njerez te arsimuar dhe me kurajon tende nuk do ishim katandisur keshtu.
PërgjigjuBRAVO rudina ,,,ne si popull duam listat e hapura....
Përgjigju