Hajdari letër Këshillit Politik: Të mblidhemi të martën në orën 10:00, të punojmë pa pushim deri në arritjen e konsensusit

Hajdari letër Këshillit Politik: Të mblidhemi të martën në orën 10:00, të punojmë pa pushim deri në arritjen e konsensusit

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdarit ka çuar një propozim konkret në Këshillin Politik për të diskutuar për listat e hapura.

Hajdari shprehet se ka ardhur koha që të gjithë të lenë mënjanë interesat e ngushta personale dhe partiake dhe t'i sigurojnë vendi zgjedhje model. Hajdari thekson se bashke me grupimin që përfaqëson kanë përgatitur amendamentet përkatëse të Kodit Zgjedhor të cilat, sipas saj, garantojnë hapjen 100% të listave, jo vetëm si mekanizëm i shprehjes së opinionit popullor mbi cilësinë e kandidatëve por mbi të gjitha si një mekanizëm përzgjedhës i deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo fton PS, PD edhe LSI të takohen ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 “për të punuar non stop deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave.

Letra e Hajdarit:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik,

Si fillim dua të shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar në Këshillin Politik, lidhur me mungesën e progresit për cështjet që kanë të bëjnë me amendimet e Kodit Zgjedhor dhe përshtatjen e tij për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill të vitit 2021.

Unë besoj se ka ardhur koha që të gjithë ne të lëmë mënjanë interesat e ngushta personale dhe partiake dhe të shohim interesat madhore të vendit duke punuar natë e ditë për ti dhënë Shqipërisë një Kod Zgjedhor dhe një palë zgjedhje model.

Në këtë kontekst, duke përshëndetur qëndrimin konsensual që u arrit nëpërmjet deklaratave publike të të gjitha palëve politike, lidhur me hapjen e listave 100%, do të doja që të vijonim punën e Këshillit Politik për ta përmbyllur këtë process, i cili sot gëzon mbështetjen e mbi 80% të shqiptarëve si edhe dakordësinë paraprake të palëve.

Unë dhe grupimi që përfaqësoj kemi përgatitur amendamentet përkatëse të Kodit Zgjedhor të cilat garantojnë hapjen 100% të listave, jo vetëm si mekanizëm i shprehjes së opinionit popullor mbi cilësinë e kandidatëve por mbi të gjitha si një mekanizëm përzgjedhës I deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Amendimet dhe relacionin shoqërues I gjeni bashkangjitur këtij emaili.

Duke qenë se edhe PS, edhe PD edhe LSI janë shprehur tashmë publikisht se qëndrojnë për hapjen 100% të listave, unë ju ftoj të takohemi ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 për të punuar non stop deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave, për tua dhënë zgjedhësve në dorë fuqinë për të përzgjedhur përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend.

Do të ishtë zhgënjyese për të gjithë shqiptarët por edhe anti-kushtetuese nëse palët do të tërhiqeshin nga qëndrimet tashmë të qarta mbi mundësimin e përzgjedhjes së përmbajtjes së Kuvendit të ardhshëm nga shqiptarët e jo thjesht nga Kryetarët e partive.

Duke shpresuar në një reagim pozitiv e konstruktiv,

Me respekt, Rudina Hajdari


Lajmi kryesor:

Hajdari çon draftin për listat në Këshillin Politik: Të hapura 100%, mandatin e merr kush votohet më shumë! Takohemi të martën në 10:00


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar