Rudina Hajdari ka reaguar për protestat e dhunshme duke u kërkuar protestuesve të pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog.

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka ndarë foton e të atit, Azem Hajdarit me të rinj të tjerë në dhjetor të vitit 1990, në një takim me Ramiz Alinë.

Ajo shprehet se në një rast të tillë, do të ishte e para që do ta pranonte ftesën për dialog, por thekson se duhet të zhvillohet në mënyrë transparente.

“Uluni në dialog, por me transparencë, jo pas dyerve të mbyllura. Mos i humbni këto mundësi! Unë do të ulesha e para në ato karrige dhe do të përballesha drejtpërdrejt me Ramën. Ai nuk ka si të mbrohet përballë argumenteve tuaja. I keni të gjitha argumentet për të arritur maksimumin e kërkesave tuaja”, thotë Hajdari.