Hajdari: Marrëveshja me PS, garanci për listat e hapura dhe marrjen e 84 votave për '5 qershorin' (VIDEO)

Rudina Hajdari tha se ditën e nesërme do të mblidhet grupi parlamentar demokrat pikërisht për të diskutuar mbi qëndrimin për të vendosur në lidhje me votimin e 5 qershorit. Hajdari tha se në momentin që u morr garancia për hapjen e listave përmes marrëveshjes së djeshme me PS nuk ka arsye për të mos votuar 5 qershorin duke lënë të kuptohet se vota e saj do jetë pro dhe se nesër do të merren 84 votat që duhen për miratimin e saj.

"Do e votoni? ne e para veprojmë si grup dhe i koordinojmë lëvizjet, e dyta grupi demokratë patën një rezervë për sa i përket marrëveshjes se 5 qershorit. E treta kjo duhet biseduar dhe nesër kem një mbledhje për ta diskutuar më gjerë vendimin, pasi kondicionimi i votës ka qenë nëse nuk do të kishim lista të hapura. Firmën për 5 qershorin e hodha pasi ishte gjëja e duhur për momentin për vendin, ne nuk na ka kondicinuara askush të shkojmë përtej marrëveshjes, por në momentin që ne firmosin marrëveshjen dhe futen në ligj, atëherë mund të bëjmë hapat e tjerë që mendojmë se përmirësojnë ligjin dhe kodin zgjedhor dhe në këtë rast kjo është arsyeja pse morëm këtë hap për ndryshime kushtetuese. Marrëveshja e djeshme dha një garanci për kërkesat tona duke gjetur dhe dakordësine e opozitës parlamentare.  Kjo ishte dhe arsyeja pse mazhoranca u ul në atë tavolinë duke dhënë garancinë dhe garantoi 84 votat për nesër për 5 qershorin", tha Hajdari.


Lajmi kryesor:

Hajdari në Repolitix: Marrëveshja me PS garanci për listat e hapura dhe marrjen e 84 votave për '5 qershorin'! Basha po mban peng opozitën (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?