Hajdari: Nafta përpunohet natën! Rama: Rafineria nuk është qiri që fiket e ndizet! Nuk do fitoni se ja fusni kot por ecni na ndihmoni të zgjidhim këtë çështje

Çështja e naftëtarëve ka sjellë sërish replika mes deputetes Rudina Hajdari dhe kryeministrit Rama në Kuvend. Hajdari u shpreh se nafta përpunohet natën ndërkohë që Rama e ka quajtur absurditet pasi sipas tij, rafineria nuk hapet e mbyllet sipas qejfit.

"Kryeministër, e dini shumë mirë se si vidhet nafta. Po e them këtu që ta dinë dhe shqiptarët. Përpunohet natën, nuk regjistrohen as hyrjet e daljet dhe shkon në treg të zi. Nuk do një shkencë të madhe që të kuptosh. Keni qenë ju që i thatë naftëtarëve që me një kompani amerikane do ju jepnit rrogat. Pse nuk shkoni atje që t'i thoni se ja premtuat pagat. Kjo duhet të jetë betejë e drejtësisë. Ftoj prokurorinë, SPAK që të hetojë. Kjo ka filluar që nga Berisha dhe vazhdon ende me ju" - u shpreh Hajdari.

Rama deklaroi se opozita parlamentare nuk do të fitojnë me këmbënguljen e tyre por i fton ata që të ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj çështje.

"Hajdari jua kam thënë dhe njëherë tjetër, të gabosh është njerëzore. Ju thatë që nafta përpunohet natën. Rafineria është e fikur. Nuk është një qiri që ndizet natën, sa hap e mbuyll sytë dhe fiket me një të fryrë. Nuk ka përpunim të naftës. Nafta që del në fuyshën që furnozon rafinerinë është në dorën e një kompanie private. Kompania që e ka është kompani kineze, nuk ka si e vjedh. E nxjerr dhe e shet në tregjet e tjera dhe jo në atë vendas. E ulim nivelin në muhabete që nuk e di se çfarë të tjhem. Më ndihmoni që mesazhi im të kuptohet. Të mbyllim grevën dhe të ulemi të qajmë hallin. Thatë që ka ardhur një kompani pseudo amerikane. Është e njohur dhe kur unë kam shkuar atje, kam folur atë që kam diskutuar atë që më ka thënë kompania. Ajo nuk ka pasur detyrimin e asaj që kërkojnë por e mori përsipër ta bëjë. Rafineria është shumë e vjetër, është teknologji e vjetër. Përpunon atë naftë që është e rëndë. Ka pasur destinacion bitumin. Për të ardhur investitorë në atë rafineri nuk është e lehtë. Duhet një investim i konsiderueshëm. Nuk jemi në një kohë që duhet të marrim naftë. Kemi vazhduar kontakte për të sjellë një ndërmarrje serioze për t'i garantuar mirëpritje. Më pas të vendosin një marrëdhënie me bankën sepse rafinerinë e ka një bankë. Arsyeja pse ne nuk i biem shkurt që të japim vetëm asistencën sociale, por ne nuk duam që të mbeten vetëm me asistencë sociale. Ju nuk dini se si zgjidhet problemi. Jepni ndihmë edhe ju që të mund të ulemi dhe të bisedojmë. Nuk e kuptoj se çfarë problemi ka që ata të mbyllin grevën dhe të ulemi të bisedojmë.Kjo është diçka që zgjidhet me arsyetim. Shqiptarët mund të kenë një mijë arsye për të pasur pakënaqësi. Nuk do fitoni se ja fusni kot. Ju flisni sikur nuk ka njeri në Shqipëri. Reflektoni për zgjedhjet 2025, se për 2021 e keni kryer se ja fusni kot" - tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rrëzon me 97 vota dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor! Rama: Presidenti e çoi në 'Venecia' se donte të hidhte në erë zgjedhjet!


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë