Kuvendi rrëzon me 97 vota dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor! Rama: Presidenti e çoi në 'Venecia' se donte të hidhte në erë zgjedhjet!

TIRANË- Pa asnjë surprizë, Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor me 97 vota kundër, 13 pro ndërsa 1 deputet ka abstenuar.  Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza në drejtim të presidentit Ilir Meta, sipas së cilit e ka çuar Kodin e Ri në Komisionin e Venecias me qëllim që "të hedhë në erë zgjedhjet e 25 prillit".

Një argument kryeministri e ka dhe pse nuk po pret opinionin e Komisionit të Venecias.  “Sa i përket përpjekjes së Metës për ta bllokuar këtë proces duke e çuar në komision të Venecias, ky tregon se ku do të dalë ai. Do të dalë aty ku  faktikisht deshte të dalë edhe më parë të hedhë në erë zgjedhjet. Si te presim ne venecian kur ligji ka kaluar dy javë përpara? Për çfarë janë të tronditur nuk arrij ta kuptoj. Janë të keq informuar qëllimisht duke shfrytëzuar dhe marrëdhëniet ndërpartiake”, shtoi ai.

Kryefjala e fjalimit të gjatë të kryeministrit ishte Ilir Meta, të cilit nuk ia kurseu disa këshilla. “Meta të sillet si president jo si shefi i Monës? Çfarë do më? Të bëhet mbret”, u shpreh ai. 

Një përgjigje kreu i qeverisë nuk e kurseu as 8 eurodeputetëve të cilët i kishin dërguar një mesazh, ku i kërkonin mos rrëzonte dekretin e presidentit.  “Shkruanin dje 8 eurodeputet që thonin "jemi të trondit". Për ça? Se ne do të votojmë një ligj që kemi votuar 2 javë më parë, e kuptoj që janë të keq informuar qëllimisht duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet ndërpartiake dhe pastaj thonë shpresojmë që të vësh interesat të para, prandaj jemi këtu për ta votuar Kodin Zgjedhor”, deklaroi kryeministri.

I vetëdijshëm se pa opozitën parlamentare nuk do mund ti bënte ndryshimet në Kushtetutë, kryeministri i quan aksident i dobishëm.  “Sipas meje ju jeni aksidenti dobishëm në këtë fazë, pasi falë jush kemi arritur të bëjmë atë që nuk do të kishim bërë dot nëse këtu do të ishin, Luli apo Monika , që nuk duan zgjedhje”, tha ai.

Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
Hajdari: Nafta përpunohet natën! Rama: Rafineria nuk është qiri që fiket e ndizet! Nuk do fitoni se ja fusni kot por ecni na ndihmoni të zgjidhim këtë çështje

Çështja e naftëtarëve ka sjellë sërish replika mes deputetes Rudina Hajdari dhe kryeministrit Rama në Kuvend. Hajdari u shpreh se nafta përpunohet natën ndërkohë që Rama e ka quajtur absurditet pasi sipas tij, rafineria nuk hapet e mbyllet sipas qejfit.

"Kryeministër, e dini shumë mirë se si vidhet nafta. Po e them këtu që ta dinë dhe shqiptarët. Përpunohet natën, nuk regjistrohen as hyrjet e daljet dhe shkon në treg të zi. Nuk do një shkencë të madhe që të kuptosh. Keni qenë ju që i thatë naftëtarëve që me një kompani amerikane do ju jepnit rrogat. Pse nuk shkoni atje që t'i thoni se ja premtuat pagat. Kjo duhet të jetë betejë e drejtësisë. Ftoj prokurorinë, SPAK që të hetojë. Kjo ka filluar që nga Berisha dhe vazhdon ende me ju" - u shpreh Hajdari.

Rama deklaroi se opozita parlamentare nuk do të fitojnë me këmbënguljen e tyre por i fton ata që të ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj çështje.

"Hajdari jua kam thënë dhe njëherë tjetër, të gabosh është njerëzore. Ju thatë që nafta përpunohet natën. Rafineria është e fikur. Nuk është një qiri që ndizet natën, sa hap e mbuyll sytë dhe fiket me një të fryrë. Nuk ka përpunim të naftës. Nafta që del në fuyshën që furnozon rafinerinë është në dorën e një kompanie private. Kompania që e ka është kompani kineze, nuk ka si e vjedh. E nxjerr dhe e shet në tregjet e tjera dhe jo në atë vendas. E ulim nivelin në muhabete që nuk e di se çfarë të tjhem. Më ndihmoni që mesazhi im të kuptohet. Të mbyllim grevën dhe të ulemi të qajmë hallin. Thatë që ka ardhur një kompani pseudo amerikane. Është e njohur dhe kur unë kam shkuar atje, kam folur atë që kam diskutuar atë që më ka thënë kompania. Ajo nuk ka pasur detyrimin e asaj që kërkojnë por e mori përsipër ta bëjë. Rafineria është shumë e vjetër, është teknologji e vjetër. Përpunon atë naftë që është e rëndë. Ka pasur destinacion bitumin. Për të ardhur investitorë në atë rafineri nuk është e lehtë. Duhet një investim i konsiderueshëm. Nuk jemi në një kohë që duhet të marrim naftë. Kemi vazhduar kontakte për të sjellë një ndërmarrje serioze për t'i garantuar mirëpritje. Më pas të vendosin një marrëdhënie me bankën sepse rafinerinë e ka një bankë. Arsyeja pse ne nuk i biem shkurt që të japim vetëm asistencën sociale, por ne nuk duam që të mbeten vetëm me asistencë sociale. Ju nuk dini se si zgjidhet problemi. Jepni ndihmë edhe ju që të mund të ulemi dhe të bisedojmë. Nuk e kuptoj se çfarë problemi ka që ata të mbyllin grevën dhe të ulemi të bisedojmë.Kjo është diçka që zgjidhet me arsyetim. Shqiptarët mund të kenë një mijë arsye për të pasur pakënaqësi. Nuk do fitoni se ja fusni kot. Ju flisni sikur nuk ka njeri në Shqipëri. Reflektoni për zgjedhjet 2025, se për 2021 e keni kryer se ja fusni kot" - tha Rama.

Ora 14:58
'Do marrim 100 mandatet me Kodin e Ri'/ Rama: Me këto fitoret tuaja sesioni i ri i parlamentit do jetë të pallati i Kongreseve, për PS s'do ketë më karrige

1603978282_Screenshot11.jpg

Presidenti Ilir Meta ka qenë kryefjalë e fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, sipas së cilit është aty për shkak të degradimit të partisë së tij. Ndërkohë ka ironizuar edhe deklaratat e ardhura nga opozita e re dhe ajo jashtë parlamentare se e kanë të sigurt fitoren në sesionin e ardhshëm parlamentar.

"Të sillet si president i Republikës jo si shef i Monikës apo i partisë së Monikës, kërkon të fus një sherr të madh për llogari të asaj partie që është shëmbëlltyra e degradimit pasi ka bredhur lule më lule, tani kërkon të na fusë të gjithve në një ferr. Flet Meta në emër të Europës, keni parë ndonjë president përfshiu edhe Saliun, që e kam xhan dhe merr ambasador që sa shkelin në Shqipëri u flet "5 qershori, 5 qershori". Ideja është për të krijuar të njëjtin problem, për t'i ushqyer ata që mund të mos kenë dëshirë për ta dërguar procesin përpara. Më shkruanin dje 8 eurodeputet që thonin "jemi të trondit". Për ça? Se ne do të votojmë një ligj që kemi votuar 2 javë më parë, e kuptoj që janë të keq informuar qëllimisht duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet ndërpartiake dhe pastaj thonë shpresojmë që të vësh interesat të para, prandaj jemi këtu për ta votuar Kodin Zgjedhor. Kur të vijë opinioni i Venecias do e shohim dhe nëse ka nevojë do e hapim diskutimin nga e para, por zgjedhjet e 25 prillit nuk presin më diskutime, as Këshill Politik. Nuk do i gjej parlamenti aq fitimtar që do ketë ky parlament, se 100 i merr Monika, të tjera Lulit, kështu që me siguri në 25 prill ne nuk do kemi vend dhe ju do jeni mbledhur te Pallati i Kongreseve për të hapur sesionin e ri. Nuk di se si mund të trajtohet ndryshe kjo situatë, sa e qartë aq qesharake nga Meta. Kam vetëm një detyrim ndaj demokratëve", tha Rama në Kuvend.

Ora 14:51
'Pas Bashës është fshehur Meta dhe Kryemadhi', Rama: Presidenti e çoi kodin në Komisionin e Venecias se do të hedhë ne erë zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama tha se presidenti Ilir Meta e ka dërguar çështjen e Kodit Zgjedhor në Komisionin e Venecias se ai sipas tij do të hedhë në erë zgjedhjet.

"Ky ligj shpërton demokratët, çokollatën blu e  ke me metën dhe monikën brenda. Ke dhe pece Vasilin që e mbështjell çokollatën. Ne nuk kemi çfarë presim. Sa i përket përpjekjes së Metës për ta bllokuar këtë proces duke e çuar në komision të Venecias, ky tregon se ku do të dalë ai.

Do të dalë aty ku  faktikisht deshte të dalë edhe më parë të hedhë në erë zgjedhjet. Dëgjova zonjën duke thënë se ju e bëni këtë se e dini që do humbni prandaj mos e humbni. Këta të gjithë thoni me këtë fitojmë ne mos e bëni. Jo mo këtë do e bëjmë sepse fiton zgjedhësi. Basha thotë Rama ik dhe një program se ka", tha Rama.

Ora 14:41
Rrëzimi i dekretit/ Rama: Kryemadhi e Basha iu solli në Kuvend, Meta u thotë nuk ekzistoni! Ai sfidoi parlamentin

Kryeministri Edi Rama pasi u  rrëzua dekreti i Metës për rikthimin e ndryshimeve në Kod Zgjedhor ka thënë se presidenti sfidoi parlamentin.

"Sipas Metës ky parlament nuk ka legjitimitet për të bërë punën  e tij. Meta sfidoi parlamentin me kthimin e kodit. Se ne këtu ju kemi sjellë bashkë me ballën dhe iu ke mi gjet në hënë në mars madje ndonjërin dhe në jupiter. në fakt jo të gjhithë ju që jeni këtu keni ardhur me firmën e Bashës dhe Kryemadhit. Këta të dy kanë firmosur për ju. Madje për disa ka firmosur doktor peço Vasili.
Meta thotë ju nuk ekzistoni, sipas pmeje ju jeni një aksident i dobishëm që votuam kodin.

Sipas tij opozita e re është sjellë nga unë", tha Rama.

Ora 14:27
Rama-Hajdarit: Po gënjen nga padituria, si vidhet nafta me fabrika të fikur! Pse s'ka zgjidhje për naftëtarët, pa u mbyllur greva (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet deputetes Rudina Hajdari lidhur me akuzat e saj se në Rafinerinë e Ballshit vidhet naftë. Kryeministri tha se ajo po gënjen nga padituria pasi s'mund të vidhet nafta me fabrikë të fikur.

"Hallet e njerëzve nuk zgjidhen me padituri dhe duke gënjyer. Ju gënjeni nga padituria. ju thoni se nafta po vidhet ndërkohë që fabrika është e fikur

Kush e vjedh naftën kur rafineria është e fikur. Ata nuk marrin rrogat sepse fabrika nuk punon. Eshtë e rëndësishme që në përpjekjen tuaj të sinqertë për të ndihmuar njerëzit, nga padija mund të bëni më shumë dën se sa mirë. Nga ana tjetër është e pavërtetë kjo që thoni ju që unë hesh e bëj sikur dëgjoj. Dëgjoj shumë mirë, por ka një problem. Punonjësit e një kompanie private sepse nuk është e shtetit, që nga koha e  qeverisë së partisë tuaj ajo nuk është më në dorën e shtetit. Punonjësit e një kompanie që falimenton trajtohen me asistencë sociale, ky është detyrimi i shtetit. Ne jemi të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre por nuk janë aty se duan  asistencë sepse asistenca do sillte largimin e tyre nga aty. Pagat sua jep shteti.

Nuk jemi më në komunizëm që kur babai juaj i ndjeri dhe të tjerë vendosën ta shembin. Meqë ke kontakt me ato gratë bëj u thirrje ta mbyllin grevën. Iu ftoj të bashkoheni me mua ta mbyllin grevën. Smund të lëviz nëse nuk e bëjnë. Sepse janë parimet që ka shteti", tha Rama.

Mes të tjerash, kryeministri i kërkoi deputetes Hajdari, e cila ka vizituar sot naftëtaret, që të bashkohet me të në përpjekjen që gratë e Ballshit të dalin nga greva.

"Unë po ua përsëris çdo ditë që ato zonjat atje të ndalojnë grevën dhe unë menjëherë jam i gatshëm të shkoj atje dhe të qajmë hallet bashkërisht. Ata duhet ta mbyllin grevën, sepse kjo qeveri nuk bashkëbisedon nën presion. Nuk mund t’i lejojmë vetes, me gjithë dhimbjes dhe respektin ndaj atyre grave, që këtu të krijohet precedenti që je i pakënaqur me sipërmarrësin aty ku punon, futesh në grevë dhe merr ato që kërkon pa pranuar as arsyen e tjetrit. Tjetri në këtë rast është qeveria, që administron kontributet e të gjithë shqiptarëve. Kështu që përfitoj nga rasti t’iu ftoj dhe ju z.Hajdari që të bashkoheni me mua, në përpjekjen që gratë atje të mbyllin grevën, se në të kundërt nuk do të ketë zgjidhje, nuk do të ndodhë. Kanë provuar edhe të tjerë më parë që këtë qeveri ta trembin me presione, por s’ja kanë dalë. Për çfarë u fut Azem Hajdari në grevë urie? Për t’u dëgjuar, jo për të vdekur. Ne jemi gati të ulemi, por me arsye, jo me ultimatume, se nuk funksionon”, tha Rama.

Ora 13:33
Kuvendi rrëzon me 97 vota dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor, qëndron formula për koalicionet me listë të përbashkët

Ashtu siç u paralajmërua nga kreu i qeverisë Edi Rama, kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, duke lënë në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme. Deri më tani janë marrë 97 vota, ndërkohë që procesi i numërimit vijon ende në Kuvend.

 Votimet në Kuvend
B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 29/10/2020 17:40

    EDI RAMA MOS NA U BEJ SIKUR RE NGA QIELLI SOT DHE I GJETE PUNETORET RRUGEVE,,,ATA ATY ISHIN DHE FIRMEN E FUNDIT TI E PRURE DHE I DHE BEKIMIN,,,ATA IKEN DHE TI DUHEJ TI ARRESTOJE ,,EDHE SOT NUK E DIME SE KUSH ISHTE PRONARI I UZINES TE BALLSHIT,,,,DHE JO TE THUASH SOT SE PROBLEMIN SE KRIJOVE TI,,,TE KESH TURP,,C'FARE KRYEMINISTER LESHI JE TI QE NUK I JEP ZGJIDHJE NJE UZINE,,,NA DEL SOT DHE I THUA PUNETOREVE SE TI JE ME ATA,,A KA ME TURP,,,,E KAM THENE DHE ME PARE E VETMJA ZGJIDHJE ESHTE TE DENOHEN ATA QE E KANE PATUR NE PRONESI TANI SE FUNDI,,DHE TE SHTETEZOHET UZINA SE BASHKU ME BANKERSIN,,,NAFTA ESHTE PRONE E SHTETIT SHQIPTAR,,,ASKUSH NUK DUHET TE LEJOHET TE MARRE ATY KONCESIONE,,,,KJO DUHET TE SANKSIONOHET NE KUSHTETUTE....NAFTA ,,KROMI,,BAKRI,PORTET,,,AEROPORTET,,KESH,,,,PYJET,,UJI,,KRIPA,,JANE SEKTORE TE RENDESISE TE VECANTE.....

    Përgjigju
  • Meni: 29/10/2020 16:35

    Po mir jua u bën o kryeministër , Ilir Meta. Po bëjuani të ditur këtyre deputetëve të K.E, se kush është I.Meta. Vjedhje fundesh që në krye të rrallës, zhdukje dhe vrasje dëshmitarësh edhe floririn,që edin të gjith Shqiptarët, bisnese pa fund në emra të tjerëve. As mos të skuqet ftyra me atë faqezi.

    Përgjigju
  • Sandri: 29/10/2020 15:11

    Tani mos u vinini e mos prisni. Nisni procesin per ta shkarkuar kete palo president qe njollos vendin.

    Përgjigju
  • O Edi: 29/10/2020 15:00

    Varu qillot si hane katandis keshtu?

    Përgjigju
    • U.S.A.: 29/10/2020 16:35

      Ec perpara pa tu trembur syri, sepse ke me vete pjesen me te madhe te popullit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Imzot Angelo Massafra: Ecni vetëm drejt rrugës së mirë, mos e lini të keqen t’ju mposht

Vigjilje Krishtlindjesh, Imzot Angelo Massafra: Ecni vetëm drejt rrugës së mirë, mos e lini të keqen t’ju mposht