Hajdari në Kuvend: Njëri premton tramvaj, tjetri aeroporte, sot shqiptarët nuk kanë ujë dhe drita! Ku shkojnë taksat e shqiptarëve

Deputetja Rudina Hajdari gjatë seancës së sotme plenare foli për problematikat që hasen banorët në zonën e Elbasanit, tha se nuk ka infrasturkturë dhe se nuk furnizohen me energji dhe ujë.

‘Në fakt kjo sallë duhet të ishte plot me deputetët dhe përfaqësuesit e atyre grave dhe nënave dhe sot duhet të ishin duartrokitur dhe të ishte bërë një seancë vetëm për to. Edi që vuajtjet tuaja janë të pafundme dhe sakrificat tuaja janë të pafundme, unë e kuptoj dhimbjen tuaj sepse jam nënë vete dhe si nënë e kuptoj sa e vështirë është të jetosh larg fëmijëve. Sot nënat i kanë fëmijët në emigrim. Një duartrokitje, për të ju lutem për gratë dhe vajzat tona. Sot shumë qytetarë fshatar nuk kanë mundësi që të furnizohen me energji. Si ka mundësi që në 2021 shqiptarët kërkojnë gjërat më elementare kërkojnë ujë dhe dira, rrugë dhe infrastrukturë, ku shkojnë taksat e qytetarëve shqiptarë. Ende nuk ka kanalizime për ujërat e zeza.  Lagjet janë në rrezik për shëndetin e tyre sepse investimet mungojnë. Gjendje katastrofike në lagjet e Elbasanit, mungo investimi. Njëri thotë do bëj aeroporte tjetri thotë tramavaj, ndërkohë shqiptarët sa dalin nga shtëpia mbajnë erën e kanalizimeve. Ky është realiteti. Ku kanë shkruar taksat, a mendoni se i keni shqiptarët në xhep. Ju e dini se shqiptarët po zgjohen dhe ju nuk i keni në xhep. Ato po ndërgjegjësohen dhe po kuptojnë se taksat e tyre po vidhen. Shko nëpër fshatrat e Elbasanit dhe 1 km rrugë e bën për dy orë. Si në Romën e Lashtë, jetonin më mirë njerëzit dje se sot.  Shqiptarët e dinë që ju vidhini, dhe ju nuk keni bërë asgjë për to. Mos e shisni votën tuaj. '- tha Hajdari.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për aeroportin e Rinasit, miratohen katër projektligje dhe tre projekt vendime


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik