Hajdari në Report Tv: Drejtësia po bëhet pis nga politika, demaskimi i Yuri Kim e faktoi! Jam pro sistemit danez, e propozoi SHBA

Deputetja e opozitës parlamentare dhe bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari e ftuar në emisioni "Repolitix" në Report Tv tha se është pro një sistemi danez pasi siguron lista të hapura dhe i jep mundësi qytetarëve të përfaqësohen ne parlament. Ajo tha se kjo ishte një propozim i ambasadës së SHBA, që sipas Hajdarit tregon se dhe faktori ndërkombëtar po ndërgjegjësohet se vendi ynë ka nevojë për një ndryshim real sistemi zgjedhor, pasi aktuali ka probleme të theksuara.

"Ambasada e SHBA-së e ka bërë këtë sugjerim për ta parë si mundësi që anëtarët ta studiojnë sistemin nëse është mënyra e mirë për të rënë dakord. S'është më perfekti, doja një sistem me lista të hapura, por jam dakord që të vendoset dhe ky. Dhe OSBE tha më herët se është pro listave të hapura, kjo tregon se dhe ndërkombëtarët po sensibilizohen që ndryshimi i sistemit është i duhuri për vendin tonë", tha Hajdari

Në lidhje me deklaratën që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se po tentojnë të sabotojnë reformën në drejtësi, Hajdari tha se ky është një demaskim i qartë se drejtësia po tentohet të bëhet pis nga politika.

 "I qëndroj fort deklaratës së SHBA pasi zvarritja e reformës në drejtësi e ka bërë të duket  e dobët, por në fakt në thelb ajo kërkon ndëshkueshmërinë e personave që abuzojnë. Nëse Yuri Kim bën një deklaratë të tillë të bën të dyshosh se gjatë kësaj periudhë ka pasur ndërhyrje në këtë reformë për ta bërë pis atë dhe ajo bëri demaskimin e saj", tha Hajdari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Hajdari: Jam pro sistemit danez, listat e hapura do sjellin një parlament më cilësor

Në lidhje me reformën zgjedhore, Hajdari tha se është pro një sistem danez, pasi ofron mundësi që të mos votohet më vetëm për një sigël partie, por dhe një individi që të përfaqësojë më mirë popullin, kjo do të sjellë dhe një parlament më cilësor.

"Ka sisteme që pas njëfarë kohe e kalojën datën e skadencës dhe është e vështirë të implementohet apo bëhet e shantazhueshme dhe keqpërdoret, prandaj duhet të shkojmë drejt një rrugë për zgjedhje të drejta për qytetarët. Sistemi aktual është ajo që biem të gjithë dakord, që ka shumë probleme dhe nuk mund të rregullohet duke bërë vetëm disa ndryshimeve të vogla si me rritjen e rolit të policisë, apo depolitizimi i administratës zgjedhore. Po jam dakort me një sistem danez sepse është një hap përpara dhe shkojmë drejte asaj që kemi mundësi që të mos votojmë vetëm një sigël partie por dhe një individë në atë listë dhe të jemi në gjendje të zgjedhim kandidatët e duhur për t'iu përgjigjur qytetarit dhe parlamentin do e bënte shumë më cilësor. Do i jap hapësirë dhe personave të tjerë. Unë do i shtrijë dorën gjithkujt që ka dëshirë të çojë përpara misionin tim për ndryshim sistemi. Dhe OSBE tha më herët se është pro listave të hapura, kjo tregon se dhe ndërkombëtarët po sensibilizohen që ndryshimi i sistemit është i duhuri për vendin tonë", tha Hajdari

Ora 22:27
Rudina Hajdari në 'Repolitix': Yuri Kim e propozoi sistemin danez për palët politike

Deputetja e Grupit Demokratik, Rudina Hajdari është shprehur se ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka prpozuar sistemin danez që palët politike të gjejnë një gjuhë të përbashkët me njëri-tjetrin.

"Kam propozuar bashkarisht me deputetët e opozitës avokimin e një sistemi tjetër, por se kemi për një sistem danez. Ambasada e SHBA-së e ka bërë këtë sugjerim për ta parë si mundësi që anëtarët ta studiojnë sistemin nëse është mënyra e mirë për të rënë dakord. S'është më perfekti, doja një sistem me lista të hapura, por ai jep mundësinë që të votohet një person brenda listës. Në Kodin Zgjedhor e korrektojmë këtë gjë duke e ndryshuar renditjen e kandidatëve dhe duke mbushur kodin gjinor", tha Hajdari.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zana: 22/05/2020 01:13

    I gjithe populli shqiptar rudina do listat e hapura..

    Përgjigju
  • Konjak: 21/05/2020 23:28

    Nukse eshte fenomen shqipetar , kur deshtojme ne punet tona , fain gjithmon na e kane te tjeret -sabotatoret -. Keshtu e paska edhe amerika , pra , per te hedhur hallin , armiku gjendet atje ku nuk eshte . Reforma ne drejtesi , ka shum vite qe punohet ,por sic duket , ose s'ka arrit te behet gje per te qene , ose bejme sikur dicka do bejme , se keshtu na duhet . Megjithate se cfare bejne ata eshte pune per ta ; ne c'far do bejme per vet-veten ?.Kaq e veshtire eshte per marrveshie ndershqipetare ,por u dashka te futet derri e dosa , ne punet tona . Zoterinj te nderuar , do kujtoheni ndonjehere se shqiperia eshte e shqipetareve , dhe ne shqipetaret do punojme per shqiperine , ashtu si punon cdo njeri per shtetin e tij .Kemi 30 vjet qe vetem premtime na japin , zoterinjt qe jan ketu -sipas tyre- per te na ndihmuar . Por nese do ishin te verteta ato qe thone ,edhe ne, prej kohesh do ishim ne radhe me te perparuarit . Zakonisht , e keqia per shume kohe te vjen nga vet-vetia , pra edhe ne e keqia na vjen nga politikanet tane , sepse perdite u lepihen te huajve , per te marre pushtetin , nepermjet ndikimit te fuqishem te tyre , ne te gjetha institucionet tona . Kete vend , dota bejme vet dhe pervete ne shqipetaret , apo miresia dhe krenaria , do jete thjesht nje enderr ?!.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro