Hajdari: Nuk kandidoj për kreun e PD, partia ka nevojë për ekip, jo për individ! Saliu: Meta nuk kthehet në krye të LSI, do krijojë parti të re

TIRANË- Rudina Hajdari nuk do të jetë një kandidate për kreun e Partisë Demokratike. Ish-deputetja është e mendimit që ajo që kanë nevojë më së shumti demokratët është ekipi dhe jo individi, ndalur këtu te Sali Berisha. Në emisionin 'Studio Live' në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Hajdari nuk doli kundër kandidimit të Berishës edhe pse i shpallur 'Non Grata' nga SHBA, megjithatë theksoi se qëndrimi i saj ndaj ish-kryeministrit, nuk ka ndryshuar.

"Nuk ka ndryshuar qasja ime ndaj Sali Berishës. unë kam qenë në çdo lloj sheshi të Shqipërisë, ndërsa Bardhi më tha nuk ke qenë anëtarë të PD. Ku Basha dha dorëheqjen, unë e mendova si të rëndësishme rikthimin për t'u siguruar, që PD të ripërtërihet. Ka një proces që janë punët e brendshme të parimeve, nuk kanë ndryshuar qëndrimet e mia, po brenda një familjeje në mënyrë që kjo ringritje të ndodh, themeli të ecë aty, të bëhet një organizim transparentë. Janë po të njëjtët individë që japin të njëjtat oferta, hajde brenda një partie, bëjmë një model sa i përket zgjedhjes së strukturave të kryetarit të PD, duke ia lënë anëtarësisë, nuk mund të ndalosh dikë që të kandidojë për kreun e PD, duke qenë se zgjedhjet e 6 marsit tregoi fuqinë e tij. Nuk kandidoj, PD ka nevojë për ekip, jo për individ. Duhet të ketë një garë reale, nëse flasim për Berishën, t'u jepet kohë të gjithë kandidatëve që të jetë në kushte të barabarta dhe duhet t'i japim mjaftueshëm kohë të gjithë kandidatëve për t'u rilidhur, por në fund i mbetet në fund", tha Hajdari.

Për Hajdarin, mënyra se si do të bëhet procesi zgjedhor brenda PD-së, do të ketë shumë rëndësi për të ardhmen e partisë.

"Mënyra se si do të zgjedh kryetarin, është shumë e rëndësishme për të ardhmen. Synimi është që PD të vijë në pushtet dhe të ketë një ofertë më të mirë dhe të apelojë përtej demokratëve, anëtarësia të kthjellohet që PD të vijë në pushtet nesër duhet të gjejë një ofertë të re, nuk duhet të bazohet te ofertat e vjetra. Çdo kush mund të ketë të drejtën të kandidojë për kryetar, por duke dikur ndikimin, nëse nuk duhet të tërhiqet duhet t'i japë kohë kandidatëve që të shkojë në rrethe, të takojë anëtarësinë, që të jenë në gjendje të konkurrojnë Berishës, që në PD është gati i pakonkurrueshëm", tha Hajdari.

Nga ana tjetër, kryeredaktori i gazetës "Standart", Gëzim Saliu , Lulzim Basha ndonëse nuk është më kryetar i PD-së, mendësia e tij vijon të jetë e pranishme dhe përcillet nëpërmjet figurave si Enkelejd Alibeaj apo edhe Gazment Bardhi.  Ai shprehet se kjo palë nuk synon bashkimin, por përçarjen.

"Është pala e Alibeaj, e Bardhit, që sipas meje ka pas Bashën, mendësia e tij është prezente në çdo takim, e njëjta mënyrë diskutimi, e njëjta qasje dhe kjo nuk është mendësi bashkimi, por që krijon përçarje. Është pak e nxituar nga Berisha për zgjedhje në degë, por sipas meje fryma e hapjes së Rithemelimit është shumë më e madhe nga sa ka treguar pala tjetër. Pjesa më e madhe e anëtarësisë mbështesin Sali Berishën, zgjidhja është ose Berisha të vetë tërhiqet dhe t'ia lë dikujt tjetër, që nuk e bëj se nuk e njeh indietron, nëse PD do arrij që të jetë kompetitive përballë Edi Ramës me një kryetar Non Grata, mbetet për t'u parë vlerësimin e shqiptarë. Nëse ka mbështetjen e demokratëve, do shohim sa mund të arrijë t'ia mbush mendjen shqiptarëve. Shanset që Berisha të jetë kryetar i PD janë shumë më të mëdha", tha Saliu.

Sula është ndalur edhe te rikthimi i Ilir Metës në politikë, për të cilën thotë se synimi i tij nuk është rikthimi në LSI, por krijimi i një lëvizje të re. Për të kuptuar këtë, Saliu thotë se mjafton për të ndjekur retorikën e përdorur së fundmi nga presidenti Ilir Meta.

"Meta do kthehet në politikë, por jo në LSI, mund të krijojë një lëvizje të re. Flet për një lëvizje të re sovraniste,  e ka më shumë për pjesën e brendshme, me ndërhyrjen e ambasadorëve", përfundoi Saliu.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani 

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'