Hajdari: PD të vijë në tryezë, mos rrijë kot në shesh, Basha të mbajë zotimin që u dha artistëve për sistemin (VIDEO)

Rudina Hajdari i kërkoi opozitës që të rikthehet në tryezën e reformës zgjedhore dhe të mos dalë kot në protestë, pasi teatri u shemb. Në një thirrje direkte për Lulzim Basha, ajo i kujtoi se u ka premtuar artistëve të Aleancës për Teatrin se do të ndryshojë sistemin, prandaj i kërkoi që të rikthehet në tryezë për të bërë të mundur këtë gjë. Sa i përket protestës së sotme, ajo tha se mbështet, por theksoi se ndryshimi mund të bëhet vetëm duke qenë brenda institucioneve.

"Nëse PD-ja e ka seriozisht që të mbështesë Aleancën për Teatrin, duhet të vijë në tryezë se ka bërë një marrëveshje në 25 korrik 2019, që angazhohet për reformimin e sistemit. Teatri u shemb, PD-ja ta cojë të paktën një premtim deri në fund, të vijë këtu.

Mos rrijë kot nëpër sheshe. Teatri u shemb, cdo bëjmë tani, mbështesni aleancën për Teatrin, zotohuni për atë që i keni thënë aleancës për të reformuar sistemin. Është në këtë kontratë që PD-ja me kryetar Bashën ka firmosur këtë kontratë me aleancën. Protestën e sotme patjetër e mbështes, por unë jam aktore politike. Unë kam ardhur për ndryshimin e sistemit këtu dhe të mos bëhen peng këta kryetare partie dhe në fund të ditës rrinë me njëri tjetrin.

Basha ka bërë një zotim dhe thotë do të mbroj teatrin dhe zotohem se do të bëhet reformimi i sistemit, po tani ku është Basha. Ta cojë këtë premtim deri në fund. Sot i kërkova Gjiknurit që të mos e vijojmë takimin. Nuk patëm asgjë zyrtare se nuk do të vinin. Unë dua që të vijnë dhe ta cojmë deri në fund këtë betejë. I kërkova Gjiknurit ta shtyjmë dhe të mos diskutojmë asgjë pa praninë e tyre. Duke qëndruar brenda sistemit mund ta ndryshosh, po dole cfarë do të bësh? PD-ja është zotuar për ndryshimin e sistemit, prandaj i kërkoj që të vijë në këtë tryezë" tha ai.  


Lajmi kryesor:

Dështon tryeza, PD-LSI bojkotojnë 'Zgjedhoren'/ Gjiknuri: Opozita s'ka arsye të ikë! Hajdari: Basha mos rrijë kot në shesh por të mbajë zotimin


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?