Hajdari e revoltuar pas mbledhjes: PD-PS i shkelin syrin njëri-tjetrit! Qytetarët të ngrihen të ndryshojnë sistemin (VIDEO)

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dalë mjaft e revoltuar nga mbledhja e këshillit politik ku me tone të ashpra tha se opozita jashtëparlamentare dhe mazhoranca i "shkelin syrin njëri-tjetrit në lidhje me sistemin zgjedhor" dhe nuk duan ndryshim të tij. Hajdari ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen me të dhe të ndryshojnë sistemin zgjedhor duke lënë të kuptohet që kjo gjë të bëhet me referendum, pasi as PS dhe as PD-LSI nuk dëshirojnë që të kthen me sistem me lista të hapura.

Hajdari  tha se ka ardhur nga Amerika për të luftuar për lirinë dhe demokracinë, dy mungesat më të mëdha në këtë vend duke treguar shembullin persona, ku me lirinë e fjalës dhe mendimit u shpall tradhtare nga PD dhe mungesën e demokracisë e shfaq pushteti absolut i Ramës.

"Këshilli politik nuk është një këshill që diskutohet se cfarë thonë kryetarët e partive. Këtu diskutohen mandatet e çdo anëtari dhe çfarë mundësish që kanë ata që negociojnë. Kjo ndodh se kur vjen puna për sistemin zgjedhor këto mundohen të bëjnë bisht dhe i shkelin syrin njëri tjetri. Për aq kohë sa kanë kryetar partie që i emërojnë në lista ata e kanë kryer detyrën e  tyre. E kam kërkura që më më 14 janr ndryshimin e sistemit se në këtë vend  nuk ka liri dhe nuk ka as demokraci, kam ardhur këtu vetëm për këto dy parime. Nuk kam gjetur as lirinë pasi në momentin e  parë që shpreha mendimin tim u qujata tradhtare dhe as demokraci se kemi një kryeministër që nuk lëshon pushtete dhe pe. U bëj thirrje qytetarëve të më bashkohen në këtë nisëm të ndryshimit të sistemit, në të kundërt do të jenë të djegur me këtë klasë politike. Kjo gjë ka për të ndodhur, momenti është tani, prandaj u kërkoj të gjithëve që ta ndryshojmë këtë sistem, unë për këtë kam ardhur në Shqipëri dhe do luftojë për këtë gjë deri sa të vendoset. Të krijohen kushtet që të ai që e meriton  të shkojë në parlament  dhe jo ata kandidatë që qëndrojnë si pëllumba rreth kryetarit të tyre", tha Hajdari.


Lajmi kryesor:

Tre orë debat, PD: PS u tërhoq nga provokimi i Ramës, kusht qeveria kujdestare! Gjiknuri: Kryeministri gati të takohet me Bashën! Hajdari: Ngrihuni të ndryshojmë sistemin


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël