Ish-deputetja, Rudina Hajdari është ngjitur në podium duke thënë sekjo nuk është një betejë mes partive politike, por mes shqiptarëve dhe Edi Ramës, sipas së cilti ka krijuar klubin e miliarderëve dhe po u jep gjithçka. Ajo nuk ka lënë pa kujtuar as babanë e saj të ndjerë, Azem Hajdarin.
“Shqiptarët më të bukur në sheshin më të madh të Shqipërisë sot, teksa vija këtu bëra një copë rrugë me disa qytetarë që e kanë mbështetur historikisht PS dhe ata janë këtu sot në shesh, dhe doja t’i përshëndetja të gjitha ata që e kanë kuptuar që kjo nuk është është një betejë mes partive, sot është është beteja e shqiptarëve dhe e klubit të miliarderëve me në krye Edi Ramën, ky klub po zhvat jo vetëm buxhetin e shtetit, pronat publike, por mbi të gjitha është zhduke zhvatur ëndrrat tona, ndaj ky shesh sot nuk është vetëm i demokratëve, ky shesh është për të gjitha ata, sepse kjo betejë nuk mund të jetë vetëm për demokratët, por e të gjithë shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri, le të çlirohemi nga kthetrat e miliarderëve në pushtet. Sa prej jush i kanë fëmijët në emigrim? E shikoni sa veta jemi në shesh, që fëmijët tanë i kanë në emigrim, si mundet një familje të rrijë në këtë vend, ku nuk ushqehet dot, si mundet një baba të jetë i qetë ku nuk siguron dot veshjet e lodrat e një fëmijë, nuk i siguron dot jetë, ka ende sot fëmijë që ende nuk e ka parë detin, ka studentë që nuk sigurojnë as ushqimin e as qiranë, si mundet të jetë në paqe një pensionist që nuk merr dot as ilaçet me pensionin e tij, as klubi i miliarderëve të mos ketë paqe, deri sa t’i japë dinjitetit nënave dhe baballarëve,. Sot që jeni mbledhur këtu, më kujtoni Azem Hajdarin, ju më mbushni mua me shpresë dhe energji që të luftoj më shumë që ëndrra e tij të bëhet realitet, fitore dhe vetëm fitore”, tha Hajdari.
Lajmi kryesor: