Edhe Hajdarmataj në garë për SPAK, KLP e pyet për përgjimet e BILD: I kanë pasur në duar shumë njerëz...

Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj intervistuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si kandidat për në SPAK, Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Shqiptarja.com mëson se Hajdarmataj është pyetur edhe rreth përgjimeve të dosjeve 184 dhe 339, një pjesë e të cilave u publikuan në gazetën gjermane BILD nga gazetari Peter Tiede.

Dyshimet dhe akuzat janë hedhur se këto audio-përgjime kanë rënë në dorën e gjermanit nga Partia Demokratike. Ishte dhe vetë Arben Imami, ish-deputet i cili disa ditë më parë tha në media se Basha ka pasur dijeni për ekzistencën e këtyre përgjimeve që në 2017-ën kur PD protestonte në çadrën para kryeministrisë.

Por vetë Hajdarmataj, prokurori i njohur për lidhje me të djathtën dhe i akuzuar nga kryeministri Edi Rama si personi që i dha PD-së përgjimet, nuk e ka pranuar diçka të tillë para OPDAT dhe Euralius në seancën në KLP. Ai mësohet të jetë shprehur se:

"Aktualisht Krimet e Rënda nuk kanë një njësi përgjimi brënda institucionit. Ajo ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme. Në të ardhmen duhet të ketë një njësi të sajën pasi materialet e tilla në shumë duar dekonspirohen".

Besim Hajdarmataj

Me këtë shprehje, ai heq përgjegjësitë nga vetja dhe thotë se në mungesë të këtij sektori të posaçëm, në Prokurori përgjimet shkojnë në duart e shumë prokurorëve.

Besim Hajdarmataj është një prokuror mjaft i njohur në Shqipëri, ka kryesuar dosje të bujshme si ajo për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ashtu edhe për grupin e gjobvënësve të Emiljano Shullazit.

Por përse garon për në SPAK? Hajdarmataj mësohet të jetë shprehur në këtë seancë me dyer të mbyllura se dëshiron  të vijojë karrierën e tij dhe se ndihet i aftë për këtë post.

Kush i nxorri përgjimet nga dosjet 339 dhe 184

Prokurori ka nisur një hetim për të zbuluar rrjedhjen e informacionit, prokurorin ose personin që ka nxjerrë audio-përgjimet nga dy dosje të bujshme siç janë ajo 339 dhe 184. Dosja 339 nisi për një grup kriminal në Shijak, ku gjatë përgjimeve u zbuluan biseda që hedhin dyshime për shitblerje të votave në zgjedhjet e 2017-ës me dyshimet se përfshihet kryebashkiaku Vangjush Dako. Ndërsa dosja 184 është për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Dibrës, në vitin 2016

Cfarë është SPAK

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të tre shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 10/07/2019 08:44

    pse me militante te tipit Hajdarmataj...do formohet SPAK..?????????

    Përgjigju
  • POPULLI: 09/07/2019 21:57

    Neser iken Baldozi I korupsionit te drejtesise Shqiptare kryemafjozi kryehajduti Zhezair Zagari ketij mostre ti vihen hekurat dhe te dorzoje gjithcka ka vjedhur.Ky Plehre ka kryer genocid me vendimet qe ka marre ndaj duhet izoluar se perben rrezik kombetar .Vendimet e tij te shpallen NUL dhe te Abrogohen urgjent

    Përgjigju
    • anna: 10/07/2019 07:39

      Gjykata me e korruptuar dhe me e poshter ne shqiperi.

  • Ladi: 09/07/2019 15:21

    Ky do jete tek kendi i te dalluarve ne burgun 313, shume shpejt ! Dhe arrestin ne burg do ja caktojne Lad Mara dhe Tan Premqi !

    Përgjigju
  • Brian: 09/07/2019 13:53

    Cudi- Se paskan sulmuar akoma keto bolet e rileshit Sulm more qafira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)