SHBA – Rastet e vjedhjeve janë të shumta dhe hajdutët jo vetëm që nuk pendohen për krimin që kanë bërë, por vazhdojnë ta përsërisin. E kundërta ka ndodhur në Los Anxhelos, ku disa hajdutë kishin vjedhur 6 kompjutera dhe 1 laptop dhe më pas i kishin kthyer përsëri, bashkangjitur edhe me një letër që kërkonin falje për aktin e tyre.

Ata i kthyen kompjuterat pasi mësuan se ato i përkisnin një organizate bamirësie për, e cila ndihmon viktimat e dhunës seksuale. Sulmi për grabitjen e tyre ndodhi më 31 korrik 2013 dhe shefja ekzekutive e kësaj kompanie lajmëroi menjëherë policinë sapo vuri re mungesën e kompjuterave. Por, të nesërmen kur shkoi në zyrë mbeti e habitur nga ajo që gjeti.
leter e hajduteve
(Në foto letra e hajdëteve ku kërkonin ndjesë për komjuterat e vjedhur)

“I gjithë stafi im ishte para derës dhe para nesh ishin kompjuterat dhe laptopi që kishin marrë hajdutët si dhe një letër ku ata kërkonin falje”, tha shefja ekzekutive e kompanisë, Candy Stallings.

Në letrën e hajdutëve shkruhej: “ Nuk e kishim idenë se çfarë po merrnim. Po iu kthejmë mallin tuaj mbrapsht dhe shpresojmë që të vazhdoni të ndryshoni jetën e njerëzve. Zoti iu bekoftë”, përfundon letra e hajdutëve. 

(v.gj/shqiptarja.com)