'Hajdut! Jeni familje hajdutësh!'/ Sherr mes deputetit të PD dhe inspektorit të IKMT në Jalë (VIDEO)

Sherr dhe përplasje mes deputetit të PD, Agron Shehaj dhe kreut të inspektorit të IKMT në Vlorë, Fatmir Meta, në Jalë. Deputeti demokrat i Qarkut të Vlorës mbërriti në Jalë pas nisjes së aksionit të IKMT për shembjen e 9 bizneseve, lokale dhe hotele.

Shehaj dhe Meta i drejtohen vazhdimisht njëri-tjetrit me fjalët "hajdut" ndërsa përplasja mes tyre arrin deri në kufijtë e konfrontimit fizik.

"Ju keni marrë shpirtin njerëzve. E bëni për paratë. Vini si hajdutë këtu. Jeni hajdutë dhe shembni shtëpi", dëgjohet t'i drejtohet Shehaj inspektorit të IKMT.  

"Hajdut je ti, hajdut brez pas brezi. Nuk më tregon ti hajdutin. Vini për politikë këtu ju. Politikën bëjeni andej se ju e keni katandisur këtë vend kështu", i kthehet kryeinspektori IKMT Vlorë, deputetit Shehaj. 

Deputetët e PD, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj mbërrin në Jalë në mbështetje të qytetarëve dhe kundër shembjes së bizneseve të tyre. Sipas IKMT, banorët i kanë ndërtuar objektet pa leje dhe se janë njoftuar që në muajin korrik për aksionin e shembeje. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironc i vjeter: 29/11/2018 10:41

    O shehaj a i shpjegon dot vlonjateve gjygjet qe ke kunder farefisit tend per pronat?dhe evazionin fiskal me rrogat e punetoreve

    Përgjigju
  • tironci: 18/09/2018 18:35

    mos u merzisni se kur erdhet ne tirone e na zute tokat fillut tu qesh, nji shpi ju prishen e fillut ti qa, po ato 100-130€ nata ku shkun apo i harrut? e bote jalen si sant tropez

    Përgjigju
  • redi: 18/09/2018 18:02

    Reagimi i Shehajt, kunder drejtorit te IKTM ishte jasht cdo etike dhe llogjike . Ata banor, si mijra te tjere jane viktima te klases politike ,me re ndyre dhe me antiligj qe ka para Shqiperia , qe per hir te vitave lejuan kaosin . Jane akoma mijera shqiptar qe nuk pushtuan tokat e pronareve dhe te shtetit , jo se kishim frike dhe nuk kushim mundesi financiare , por i pelqen ligji dhe nuk mund te behen zot ne toke te tjetrit . Ndertimet pa lehe hane deshmi e kaosit dhe papergjegjshmeruse politike . Meta reagoi pas cenimit tw figures dhe ishte ne krye te detyres . Shehaj duget denuar per ate fjalir qe ste ben trim , sudomos me Mwten

    Përgjigju
  • tonin: 18/09/2018 15:23

    o shehaj,leku te ben te pasur jo te mencur,,ti je budalla i pasur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja