GREQI- Hetimet e Policisë greke kanë zbuluar se një grup prej 4 personash kryenin vjedhje të ndryshme në Athinë, kryesish në pika karburanti, supermarkete dhe kisoka.
Gjatë vëzhgimit të lëvizjeve të grupit prej 4 personave, policia u vu në ndjekje të dy autorëve, të cilët lëviznin me një motor të llojit "HONDA", nga ku kanë mundur të arrestojnë njërin prej tyre, motori u konfiskua, ndërsa personi tjetër arriti të arratisej.
Gjatë hetimeve u zbulua se autorët e kishin lyer motorin për të fshehur gjurmët dhe e përdorin për vjedhje të ndryshme.
Hetuesit thanë se grupi prej 4 personash që kryenin vjedhje të ndryshme ishin 'profesionalist',i dallonte është fakti se gjatë veprimtarisë së tyre të paligjshme janë kujdesur të mbulojnë tiparet e fytyrës me helmeta dhe maska për motoçikleta, si dhe të mbanin doreza. Policia ka arrestuar një nga katër grabitësit, një 26-vjeçar shqiptar dhe ka identifikuar dy nga tre bashkëpunëtorët e tij, po ashtu shqiptarë.