Hajdutët bëjnë kërdinë për festat! Vidhen dy shtëpi në Peqin, autorët thyen dyert dhe morën 5 mln lekë

Hajdutët bëjnë kërdinë për festat! Vidhen dy shtëpi në Peqin, autorët thyen dyert dhe morën 5 mln lekë

Dy banesa janë vjedhur në qytetin e Peqinit. Banesat private që ranë pre e vjedhjes ndodhen në lagjen 'Xhami' në qendër të qytetit të Peqinit.

Autorët kur vepruan e pikasën mirë se në shtëpitë që u kishin vendosur syrin për t'i vjedhur nuk kishte njeri. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se shtëpitë që u grabitën janë në pronësi të H.E dhe I.E, ndërsa autorët kanë marrë rreth 5 milionë lekë (të vjetra) dhe sende me vlerën në njërën prej tyre, pasi ende nuk dihet shuma që kanë marrë tek tjetra.

Edhe pse shtëpitë ndodheshin në qendër të qytetit të Peqinit, autorët kanë qenë të pa shqetësuar, pasi kanë thyer dyert dhe dritaret në momentin që janë futur brenda. Policia ka nisur hetimet pas denoncimit, ndërsa e njëjta gjë në këtë qytet ndodhi edhe vitin e kaluar, ku u vodhën 10 banesa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mahmut: 30/12/2019 10:55

    E ç mund të vidhet në nje fshat si Peqini. Ndonje pale cizme për të punuar arrën

    Përgjigju
  • Kafsha: 29/12/2019 23:55

    Nuk me vjen fare çudi qe keta njerëz kanë mbetur si në Epokën e Gurit. Ore leket mbahen në banke dhe jo neper breke, çorape, jastëkë, dyshekë etj

    Përgjigju
  • Lefteri: 29/12/2019 21:20

    TURP I ministrit Lleshi dhe I kuvendit duhet te behen ligje te ashpera kundra vjedhesve SHQIPERIA ME NJE POPULLSI ME SHUMICE TE ARDHURASH MESATARISHT 100euro ne muaj cdo presesh HAJDUTERINE qe kohet e fundit eshte shtuar shume sidomos me SHTEPITE e demtuar nga termeti dhe SHTEPITE e emigranteve E PA KUPTUESHME PSE RAMA HESHT PROPOZON LIGJE TE PARENDESISHME DHE LUFTA KUNDER HADUTEVE E KA TERHIQE DHE MOS E KEPUT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja