Hajdutët e Energjisë, procedohen 30 shtetas, 12 të arrestua


TIRANË, 25 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin jo vetëm për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike dhe për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, por edhe për vjeljen e pagesave nga abonentët debitorë.
Në të gjithë vendin kanë vepruar 108 grupe të përbashkëta Polici - OSHEE. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 30 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 31 autorë. Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 12 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike . (Gjithsej 14 autorë të arrestuar dhe ndaluar).
Janë ndaluar 2 persona punonjës të OSHEE me detyrë elektriçist në qarkun Vlorë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Janë shpallur në kërkim 13 persona pronarë biznesesh të cilëve iu është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë në bizneset e tyre, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 4 autorë të tjerë. Janë kryer kontrolle  të përbashkëta Polici - OSHEE në 1.927 raste , si dhe janë ndërprerë 1.174 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë. Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 288 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Polici e Shtetit -OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në identifikimin dhe shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme dhe përballjen me ligjin të vjedhësve të energjisë elektike. /a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë