Një vjedhje ka ndodhur gjatë natës në lagjen 16 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, autori ose autorët kanë thyer xhamat e një marketi dhe kanë marrë rreth 100 mijë lekë, si edhe produkte të tjera e cigare.

Grupi hetimor po këqyr kamerat e sigurisë që mund të ketë në zonë, ndërsa po merren edhe shenja gishtash që mund të çojnë në identifikimin e autorit ose autorëve.