SHBA - Policia është vënë në ndjekje të një personi që ka vjedhur një iPad dhe me të kishte bërë një foto, të cilën e kishte hedhur online.
Pasi kishte shkrepur fotografinë, kjo e fundit ishte hedhur automatikisht në iCloud nga iPadi. Personi është ende i paidentifikuar dhe e ka vjedhur iPad-in më datë 1 Mars nga një mësues fiskulture në Kolorado.
Policia ka kërkuar ndihmën e kujtdo që mund të identifikojë hajdutin e iPad nëpërrmjet fotografisë. Kjo nuk është hera e vetme që një hajdut i bën fotografi vetes me pajisje të vjedhura.
Muajin e kaluar, një adoleshent në Alabama u arrestua pasi kishte vjedhur një celular dhe një laptop. Më pas, ai bëri fotografi me pajisjet e vjedhura, gjë që çoi në arrestimin e tij.
"Po të ishin pak më të zgjuar, do të ishte më e vështirë për t'i kapur", tha oficeri i policisë Jefferson County.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com