PEKIN- Një hajdut kinez gëlltiti diamantin 1.5 karatësh me vlerë 14 mijë dollarë për t'i shpëtuar policisë. Vjedhja është kryer në një ekspozitë të gurëve të çmuar në Shri Lankë. Ekspozuesi Suresh Uijekun tha se personi sillej me dyshim në stendën e tij dhe në momentin kur i është afruar, papritmas ka gëlltitur diamantin që mbante në duar, para se Suresh ta alarmonte policinë.
Ekspozuesi Suresh Uijekun tha se personi sillej me dyshim në stendën e tij dhe kur i është afruar, ai papritmas gëlltiti diamantin që mbante në duar, para se Suresh ta alarmonte policinë. Zëdhënësi i policisë Ajit Rohana tha se Çou Van, një 32-vjeçar nga Kina, gjendet në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme. Një kontroll ka dëshmuar se diamanti gjendet brenda trupit të Çous dhe i kanë dhënë laksativë që të nxjerri diamantin. Suresh tha se diamanti peshonte rreth 1.5 karatë.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com