Hajduti i kthen fustanin Nyong’o...
perlat nuk ishin të vërteta

Hajduti i kthen fustanin Nyong’o...<br />perlat nuk ishin të vërteta
Aktores së njohur Lupita Nyong’o I është kthyer nga hajduti fustani me vlerë prej 150 mijë dollarëve, të cilin ajo e kishte veshur gjatë ndarjes së çmimeve Oscar.

Fustani ishte i firmës së njohur ‘Calvin Klein’ dhe u vodh në një nga holelet e pjesës perëndimore të Hollywood, ku Lupita ishte akomoduar.

Sipas mediave të huaja grabitësi e ka kthyer fustanin pasi ka mësuar se 6 mijë perlat që ishin të vendosura në fustan, nuk ishin të vërtetë.

Gjithashtu mësohet  se hajduti i kishte hequr dy nga 6 mijë perlat dhe i kishte dërguar për verifikim, dhe pas kësaj kishte mësuar se ato nuk janë të vërteta dhe e ka kthyer fustanin në hotel. Megjithatë hetimet për gjetjen e tij vijojnë.

lupita

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot