BRAZIL - Hakerat brazilianë mesa duket kanë ngatërruar agjensinë hapësinore NASA me agjensinë e sigurisë amerikane NSA dhe kanë postuar në faqen e tyre të internetit duke kërkuar që të tërhiqet nga përgjimet.

Në faqen e internetit të NSA, hakerat brazilianë shkruanin: "Mjaft na përgjuat! Popullsia braziliane nuk e mbështet qëndrimin tuaj". Kurse në një tjetër mesazh shkruhej: "Obama është i pashpirt. Kjo është ç'njerëzore! Ju nuk keni familje? Askush në botë nuk iu mbështet juve. Ne nuk duam luftë, duam paqe. Mos e sulmoni Sirinë"!

Zyrtarët e NASA-s e pranuan se ishte sulmuar faqja e tyre, por nuk ishte kompromentuar asnjë prej misioneve të klasifikuara apo të fshehta.

"Jemi duke marrë masa për të hetuar sulmin ndaj faqes online dhe të rikrijojmë faqet që mund të jenë dëmtuar nga sulmi", tha zëdhënësi i NASA-s për Washington Post.

NSA apo Agjensia e Sigurimit Kombëtar është kritikuar për përgjimet ndaj shteteve të ndryshme.



(v.gj/shqiptarja.com)