Pas sulmit kibernetik ndaj faqeve të shërbimeve qeveritare online, kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar në media se hakerat kanë shkatërruar të dhënat e shtetit shqiptar dhe kërkojnë 30 milionë euro në Bitcoin. Në reagimin e tij në Twitter, Rama bën thirrje që të mos përhapet panik lidhur me pasojat e sulmit kibernetik nga hakerat e një vendi jo mik me Shqipërinë.
Ndër të tjera kryeministri thotë se AKSHI së bashku me një skuadër të specializuar ekspertësh të huaj po punojnë ditë e natë për rimëkëmbjen e plotë të sistemeve. Në përfundim thotë se është e turpshme që të gënjehet publiku me anë të shpifjeve.
“Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!
Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!
AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj,po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit.Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante!” – shkroi Rama në Twitter.
Në një lajm që po qarkullon në media thuhet se hakerët kanë kërkuar dëmshpërblim 30 milionë euro në Bitcoin pasi kanë bllokuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ndër të tjera thuhet se virusi i përdorur fshin dokumentet në çdo institucion dhe numri i kompjuterëve të prekur është shumë i madh, gjë që përgënjeshtrohet tërësisht nga kryeministri Rama.
Kujtojmë se shërbimet publike online dhe faqet qeveritare janë mbyllur përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Burime për Report Tv bënë me dije se ka dyshime që sulmi mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.
Nje ransomware e ngjashme ndodhi ne U.S.A.ne mos gaboj vitin e kaluar,por jo ne te njejten fushe si ne Shqiperi.Lajmi u be publik nga mediat dhe u konfirmua si nga shteti,si nga palet e demtuara.Ne Shqiperi problemi eshte tjeter,nuk merret vesh kush thote te verteten dhe kush mashtron, shtoi ketyre dhe mosbesimin dhe ja rezultati!
PërgjigjuJu rent kolerja kush e ka vjedhur kete
PërgjigjuThjesht e kan bere per kaos por do e pesojne ata qe kan gisht ne kete telash
PërgjigjuRama ka te drejte qe flet per keta se keshtu e kane vetem budalleqe nxjerrin
PërgjigjuVetem budalleqe nxjerr topi per te hapur panik te drejte keni
PërgjigjuPer te ardhur keq jane keto mediat tona ku e ku te shpifin sa me shume dhe te ulin imazhin,bobobo thirrini mendjes
PërgjigjuAa kto mediat kane ikur per kumbulla mir jua ben z.rama juve po ju jeni per tu varrosur bashk me at nongraden na hapet barkun si nuk nxorret naj lajm te sakt
PërgjigjuVetem brockulla dhe lajme fake nxirren keto kohe sesht per ti besuar asgjeje
PërgjigjuTopi vetem te merret me gjera pa lidhje di. Me vjen turp per kete media te rreme qe mbizoterom ne keto kanale.
PërgjigjuMe duken lajme shume pa lidhje keto. Me vjen keq qe media merret me te tilla informacione te rreme
Përgjigjukan inat ato pse po ecim e,,, por ne nuk dorezohemi dhe jemi te sigurt qe do realizojme plot projekte e gjera pozitive, mediat duhet te jene me te pergjegjshme nda cdo situate dhe jo te shkruajne e te publkojne lajme fake
Përgjigjuteper normale sepse jemi te sigurt qe me ane te cdo projekti e pune keni ditur te vini ne pune strategjit qe keni dhe mbi te gjitha siuria ,
PërgjigjuNje gje duhet te kuptoje media ne vendin tone e cila merr vemendjen e popullit..duhet ta marre punen me seriozisht dhe lajmet qe nxjerr te pakten te kene fakte dhe te jene sa me transparente me popullin e jo te nxjerrin lajme jo te verteta
PërgjigjuMedia sduhet te nxjerre lajme fake e per te perhapur panik tek njerzittt…me vjen keq qe gazetaret ne vendin tone e shperdorojne pak detyren dhe se marrin shume seriozisht
PërgjigjuAman na mbytet me kto lajme fake
PërgjigjuCa jane keto budalliqe aman ska faj rama qe u kthehet kshu ashper
PërgjigjuMos shpifni kot per zotin Rama
PërgjigjuEdhe ky problem do zgjidhet fale zotit Rama
PërgjigjuNuk paskan pasur te ngopur dhe mediat per shpifje te tilla qe e bejne cdo gje te duket me keq sec eshte vetem qe te sulmojn qeverine
PërgjigjuPacka se mund te duket se kemi pamje te keqe per pjesen e teknologjise nuk jemi dhe aq keq edhe perballimi i ketij sulmi pa patur shume deme eshte goxha arritje
PërgjigjuShume budallik esht nese mendojm se perhapja e lajmeve te tilla do rregulloje gje me mire me mend ne koke te zgjidhim kete ceshtje qe mos te na jepen me shume probleme
PërgjigjuOh wow po keto lajme fake sduhet te perhapen se panikosen njerezit kot cfare bejne keshtu keta te mjeret
Përgjigju