BEOGRAD- Faqja online e Fakultetit Teologjik Ortodoks në Beograd është hakeruar nga shqiptarët. Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve “Telegraf”. Pas këtij sulmi qëndronin hakerat kosovarë, të cilët e kanë quajtur vetën e tyre “Grupi i luftëtarëve Kosovarë”. Ndërkaq në sfond dëgjohet edhe një këngë shqiptare.
Faqja e hakeruar përmban gjithashtu një tekst në të cilin ata kërkojnë “kompensim për dëmet e shkaktuara në territorin e Kosovës për shkak të luftës”, dhe thuhet se “Kosova është Shqipëri”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com