Hakerat rusë sulmojnë gazetën
New York Times, FBI nis hetimet

Hakerat rusë sulmojnë gazetën<br />New York Times, FBI nis hetimet
Një seri sulmesh kibernetike janë ndërmarrë ndaj gazetës New York Times duke bërë që FBI të nisë një hetim. Sipas zyrtarëve amerikanë besohet se gazeta është "goditur" nga inteligjenca ruse.

Sipas hetimeve të para nuk besohet të jetë prekur i gjithë rrjeti i gazetës. Sipas dëshmive të përfaqësuesve të New York Times nuk ka prova që të jenë dëmtuar sistemet e brendshme të informacionit.
 
Sipas CNN, i cili ka bërë publik lajmin për sulmet kibernetike, ato vijojnë prej muajsh, por ende nuk është i qartë motivi. Televizioni gjithashtu hedh idenë se bëhet fjale për të njëjtët hakera që sulmuan Partinë Demokratike Amerikane.

Sipas ekspertëve sulmet janë problematike pasi nuk ishin kundrejt rrjetit të gazetës por individualisht ndaj reporterëve.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet