TOKIO- Rrjetet kryesore kompjuterike të tre kanaleve televizive në Korenë e Jugut dhe të të paktën 2 bankave, janë sulmuar sot nga një sulm kibernetik i koordinuar. Policia po heton në lidhje me sulmin, ndërsa flitet se bëhet fjalë për një agresion nga Korea e Veriut, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Rrjetet kompjuterike të tre kanaleve televizive të sulmuara janë, Kbs, Mbc e Ytn, ndërsa bankat e sulmuara janë Shinhan e Nonghyu.

Një prej kompanive televizive tha se faqja kryesore e tyre në Internet u zëvendësua me një faqe tjetër ku ishte shkruar “Kush është grupi”që paraqet tre kafka dhe mesazhin "fillimi i lëvizjes sonë."

Autoritetet vendase kanë qëndruar në gjendje alarmi dhe kanë nisur hetimet për të gjetur origjinën e këtij sulmi.

Vetëm pak ditë më parë në shënjëstër të hakerave ishin vendosur edhe faqet e internetit të shume njerëzve të famshëm dhe personaliteve të njohura në SHBA përfshirë ish sekretaren e shtetit amerikan Hillari Klinton, si dhe Zonjën e Parë, Michelle Obama.

(sg/lç/shqiptarja.com)