Hakerat sulmojnë Yahoo, vidhet
kibernetikisht edhe Michelle Obama

Hakerat sulmojnë Yahoo, vidhet<br />kibernetikisht edhe Michelle Obama
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga vjedhja e disa informacioneve të stafit të Shtëpisë së Bardhë. Jo vetëm Shtëpia e Bardhë por edhe Yahoo njofton se janë sulmuar kibernetikisht 500 milionë llogari të përdoruesve. Ndërsa zyrtarët akuzojnë se mbrapa veprimeve të tilla qëndrojnë struktura shtetërore.

Lajmi u konfirmua nga shoqëria e cila sqaroi se janë vjedhur emrat, adresat e emaileve, numrat e telefonit,dhe paswordet ndërsa u bën thirrje që përdoruesit të ndryshojnë paswordet.
 
Sa i përket sulmit në Shtëpinë e Bardhë, imazhet e një pasaporte e cila mendohet të jetë e Michelle Obamës janë publikuar online nga i njëjti haker i cili ka sulmuar adresën e emailit të Colin Powell.
 
Hakimi këtë herë ka prekur stafin e Shtëpisë së Bardhë. Në informacionet e vjedhura përfshihen orare të hollësishëm të zyrtarëve të lartë në SHBA si dhe mesazhet private të tyre.
 
Informacionet dhe fotografia e pasaportës së Michelle janë postuar në internet nga grupi “DC Leaks”.
 
Dokumentet e bëra publike përfshijnë një përmbledhje në PoëerPoint të udhëtimit të ardhshëm të zëvendës presidentit Joe Biden në Cleveland. Aty tregohej rruga e planifikuar për tu bërë, personat që do të takonte si edhe informacione të tjera të rëndësishme.
 
Hakeri është shprehur:”Marrja e informacioneve tregon nivelin e sigurisë së qeverisë sonë. Nëse terroristët do të sulmojnë emailet e stafit të Shtëpisë së Bardhë ata do të sigurojnë informacione të mjaftueshme që do të na bëjnë të shohim rënien e vendit tonë”.

Ai ka shtuar: “Ne shpresojmë tu tregojmë njerëzve në lidhje me këtë neglizhencë kriminale të stafit të Shtëpisë së Bardhë”.

michelle obama


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri