TIRANË – Një “haker” nga Kosova ka bërë të ditur direkt në studion e “A1Report!” se mund ta thyejë sigurinë e përforuesve të Facebook-ut, përfshirë edhe adresat e hapura nga Kryeministri Berisha apo kreu i opozitës, Rama.

Nëpërmjet një komunikimi me “Skype”, “hakeri” kosovar që nuk pranoi të identifikohej, vuri në dukje se pavarësisht nga vështirësitë, asgjë nuk është e pamundur.

Ai tha: “Për të prishur Facebook-un apo thyer profilet e personave të ndryshëm, janë disa linqe që dërgohen në mesazhe me sugjerime për të vënë “password” më të fortë, që janë gjoja nga Facebook-u, por në të vërtetë janë të rreme.

Duke e parë dhe klikuar linkun e rremë për të ndryshuar fjalëkalimin, nuk bën gjë tjetër përveçse ia dërgon të dhënat pikërisht atij që i kërkoi.

Mund t’jua tregoj edhe dallimin mes një “hakeri” dhe një “krakeri”, pasi ka pasur shumë artikuj për dallimet mes tyre. Për shumë vite mediat kanë përdorur termin “haker” kur në të vërtetë ka qënë fjala për një “kraker” kështu që publiku beson se një “haker” është dikush që thyen sistemet kompjuterike. Kjo është e pavërtetë dhe keqinterpreton shumë “hakerat” e talentuar.

Thyerja e “passwordeve” të Kryeministrit apo kryetarit të opozitës, siç u pyeta nga studio, nuk është e thjeshtë, por mundet të realizohet. Mundet të testohet nëpërmjet të ashtuquajturave “vrima” të Facebook-ut; mundemi t’ia prishin e-mailin, kur nëpërmjet tij i kërkojmë rikthimin e fjalëkalimit. Metoda më e thjeshtë është të prishim e-mailin e një ndonjërit prej administratorëve. Duke pasur parasysh që teknologjia po rritet, Facebook e ka shtuar sigurinë dhe është pak më e vështirë, por jo e pamundur nëse mund të mësosh një email të administratorëve”, -përfundoi “hakeri” kosovar.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)