Hakeri me origjinë kosovare i pandalshëm! Vazhdonte veprimtarinë kriminale edhe pas hekurave të burgut, në ndihmë grupeve terroriste

Hakeri me origjinë kosovare i pandalshëm! Vazhdonte veprimtarinë kriminale edhe pas hekurave të burgut, në ndihmë grupeve terroriste

Ardit Ferizi

Një haker me origjinë kosovare, Ardit Ferizi ndërkohë që po vuante dënimin për dhënien e paautorizuar të informatave kompjuterike dhe ofrim të materialeve mbështetëse për grupe të huaja terroriste, duke siguruar informata nga personeli i Qeverisë së SHBA-së për ISIS-in, është riakuzuar për vazhdimin e veprimtarisë së paligjshme edhe pas hekurave.

Ardit Ferizi, është arrestuar në vitin 2015 në Malajzi dhe më pas u ekstradua në SHBA, për të vuajtur dënimin prej 20 vitesh.

Muajin e kaluar gjykata e ka liruar përkohësisht  25 vjeçarin, pas një kërkesë të bërë nga ai, si edhe për shkak të shpërthimit të koronavirusit në vend, por më pas është zbuluar që ai vazhdonte veprimtarinë e paligjishme edhe pas hekurave të burgut.

“Pretendojmë se Ferizi ka siguruar informata personale të qytetarëve amerikanë, ndonëse ai po vuante dënimin me burg dhe ka bërë dërgim e atyre informatave te ISIS-i. Sjellja e pretenduar kriminale e Ferizit vazhdoi në burg, pavarësisht kërkesës së tij për një lirim të përkohshëm”, ka thënë prokurori amerikan David Anderson.

“Ardit Ferizi është një kriminel që ka pranuar fajësinë, i cili ka rrezikuar jetën e mbi 1000 amerikanëve duke ndarë informacione personale me anëtarët e një organizate të rrezikshme terroriste. FBI-ja kurrë nuk ndalet për kërkimin e  drejtësisë për viktimat e pafajshme, dhe do të vazhdojë ta kontrollojë në mënyrë rigoroze atë dhe të gjithë tjerët që kanë synim ta lëndojnë vendin tonë dhe qytetarët tanë”, ka thënë agjentja e FBI-së, Rachel L. Rojas, nga Divisioni i Jacksonvillet.

Sipas FBI-t, Ferizi në vitin 2017 dhe 2018 ishte përfshirë në disa skema mashtruese nga burgu, duke u koordinuar me një anëtar të familjes që po menaxhonte emailat e Ferizit, ndërsa Ferizi ishte i burgosur.

Ferizi kishte këshilluar anëtarin e familjes që “t’i mbante emailat gjallë e mos t’i linte të skadojnë”.

FBI-ja ishte në gjendje të zbulonte së paku një email ku kishte bazë të madhe të dhënash me informacione të vjedhura personale, një listë të gjerë të emailave të vjedhur, numra të kredit kartelave, më pas fjalëkalime dhe po ashtu informata tjera konfidenciale. Sipas deklarimit të agjentit të FBI-së, mbi pretendimet e të cilit është ngritur akuza e re, baza e të dhënave të informatave personale që kishte vjedhur Ferizi ishin fryt i aktivitetit kriminal të hakimit të Ferizit. Bazuar në një IP adresë që lidhet me Kosovën, aktivitetin e kyqjes në emailat tjerë të Ferizit dhe po ashtu informatave tjera të dala nga hetimi, u përcaktua se një anëtar i familjes së Ferizit kishte shkarkuar bazën e të dhënave të informatave të vjedhura për të likuiduar të ardhurat e mëparshme të siguruara nga Ferizi nëpërmjet aktiviteteve kriminale të hakimit.

Gjatë kryerjes së krimeve të reja, Ferizi dhe anëtari i familjes së tij pretendohet së kanë përdorur shërbimet elektronike si Google, PayPal dhe Coinbase, secila me seli në Kaliforni.

Po ashtu thuhet se Ferizi ka vazhduar të komunikojë me tjerët për të zgjeruar skemën e tij ndërsa ishte në paraburgim. Pretendohet se është përdorur komunikimi elektronik për të zgjeruar skemën dhe se të dhënat personale dhe informatat i takonin individëve të tjerë që kishin qenë viktima të aktiviteteve të Ferizit.

Ferizi akuzohet me për vjedhje të identitetit, dhe po ashtu për mashtrim. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me dënim maksimal prej 20 vjet burgim dhe gjobë 250 mijë dollarë.

Ferizi, që është në paraburgim, do të transportohet në Kalifornia. Nuk është caktuar ende seanca gjyqësore ndaj tij.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës