Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Haki Cako ka deklaruar se ka zyrtarë të lartë të cilët janë aq të pasur, sa puna e një shekulli nuk do të justifikonte aq pasuri sa ata disponojnë.
 
Në Shqipëri ka zyrtarë me pasuri të pajustifikuar sa do duheshin shekuj punë për të arritur atë me rrogat” ka theksuar Cako.
 
 

Në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO në...

Posted by Genti Mullai on Friday, February 19, 2016


Duke folur per Byrone e Hetimit në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Cako u shpreh se ky institucion "konsiderohet një nga strukturat më të rëndësishsmë të policisë, e cila do të synojë investigimin, hetimin, gjurmimin, por dhe sigurimin e provave në kohë rekord për të gjithë individët ose personat qofshin këto edhe të nivelit të lartë që janë subjekt edhe të veprës penale të korrupsionit".
 
"Në këtë kuadër shpresojmë dhe besojmë që falë një bashkëpunimi, i cili është parashikuar në mënyrë konstante në këtë draft, me autoritetin absolut të Prokurorisë, për aspektët proçeduriale penale kjo strukturë të japë rezultatet e veta”, u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)