TIRANË- Situata në Partinë Demokratike, se kujt i përket, Sali Berishës, Lulzim Bashës apo Enkelejd Alibeaj, është kryefjalë e zhvillimeve politike në vendin tonë, prej ditësh. Të ftuarit në ‘Repolitix’ kanë ndarë mendime të ndryshme, ku disa qëndrojnë krah Bashës, siç është ish-deputeti Azgan Haklaj, e ndërsa ka edhe zëra kundër tij.
“Basha është ndryshe, po ndërton një parti me njerëz të tjerë, është i pari politikan që kërkoi ndarjen nga Non Grata. Burri që e kanë prerë më së shumti në besë nga bashkëpunëtorët në historinë e pluralizmit”, tha Haklaj.
“Kur ka dalë Basha që të qartësonte bazën për vendimin që shpalli Non Grata Berishën, ku mendon se jeton në Danimarkë apo Holandë? Ky është gabimi më i madh që i bëri”, tha juristi, Leonard Karaj.
“Nuk di të fitojë, nuk ka një strategji të thjeshtë dhe për sa kohë nuk e sjellë në pushtet forcën politike, ai ka ikur se nuk arriti të fitojë”, tha juristi Përparim Caca .
“PD nuk ka kryetar të zgjedhur, ka ushtrues të detyrës që është Alibeaj, ai nuk është kryetar i zgjedhur në momentin që do të qartësohet situata juridike, partia në zgjedhje, tani nuk mund të shkosh në zgjedhje”, u shpreh avokati, Rezart Kthupi.
Ditën e sotme grupi i Enkelejd Alibeajt hoqi dorë nga ankimimi për bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit në mënyrë që t’i hapet rrugë në Apel gjykimit të vendimit të Agron Zhukrit se cili prej grupeve do të jetë në krye të Partisë më të madhe opozitare në vend. Nëse vendimi i Zhukrit cilësohet i drejtë atëherë kontrollin e PD-së e merr Sali Berisha, nëse Zhukri rrëzohet atëherë Partia Demokratike i takon Enkelejd Alibeajt dhe Berisha e mbështetësit e tij mbeten pa parti.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.2%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 4283
Lajme të tjera
-
Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së
22 Mars, 11:58
-
Tabaku merr pjesë në mbledhjen e PE, në fokus raporti për Shqipërinë! Deputetja: Lufta ndaj korrupsionit, diskutimi më i rëndësishëm
22 Mars, 09:53
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
Modeli politik i Giorgia Melonit; një shtysë për opozitën shqiptare
21 Mars, 19:51
-
Kadilli: Nuk do pranoja të garojë për Bashkinë Tiranë nga asnjë palë e PD! Përgjegjësit pas 14 majit të largohen
21 Mars, 17:50
-
Lufta brenda PD-së, analisti Burimi: Keni 1 vit pa zgjedhjen e kryetarit! Karabina: S’duam të fusim vëllavrasje demokratët
21 Mars, 14:46
-
Regjistrimi i koalicionit Meta-Berisha, PD kërkon rrëzimin nga KAS: Përdorin simbolet tona, s'kemi kërkuar aleancë! Po kandidatët kush do i propozojë?
21 Mars, 11:10
-
Mero Baze: Bashkimi i PD nuk ka të ardhme, pa provuar ndarjen në këto zgjedhje
20 Mars, 19:41
-
‘14 maji’/ Baçi në Report Tv: Alibeaj i ka nxjerrë kandidatët nga kafja ‘aman pranoni’! Topollaj: Ju doni bashkimin, por të jeni vetëm ju
20 Mars, 18:34
-
KQZ nuk e njeh si kryetar të PD, Sali Berisha nuk dorëzohet, bën ankim në Kolegjin Zgjedhor! Tjetër padi në KAS: Pezulloni regjistrimin e Alibeajt
20 Mars, 15:45
-
PD e Elbasanit: Bashkia po blen votat e qytetarëve që janë në nevojë! Gledjan Llatja: E padëgjuar! Vetëm "foltorja" mund të kërcënojë shoqatat e bamirësisë me padi penale
20 Mars, 15:45
-
Ekskluzive/ Për herë të parë relatori i KAS-it flet në 'Kontrast', Koli Bele: Ja pse vendosëm regjistrimin e PD
20 Mars, 15:43
Ironike, por demokratet po e trajtojne Bashen jo si person i zgjedhur per ide e lidership (nese i ka patur keto cilesime ndonjehere),por si kale gare ne /Churchill Downs/.//Nuk di te fitoje...//-thote Caca!!!
Përgjigju