PD zyrtare tërhiqet për bashkimin e 2 statuteve, kërkesë Apelit: Shpejtoni gjykimin për vendimin e Zhukrit, të vendoset para 14 majit! Berisha: 'Alibasha' pranoi 11 dhjetorin

Tashmë Gjykata e Tiranës ka vetëm një çështje për të zgjidhur, "luftën" për vulën e PD. Grupi i Enkelejd Alibeajt ka hequr dorë nga ankimimi për bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit në mënyrë që t’i hapet rrugë në Apel gjykimit të vendimit të Agron Zhukrit se cili prej grupeve do të jetë në krye të Partisë më të madhe opozitare në vend. Nëse vendimi i Zhukrit cilësohet i drejtë atëherë kontrollin e PD-së e merr Sali Berisha, nëse Zhukri rrëzohet atëherë Partia Demokratike i takon Enkelejd Alibeajt dhe Berisha e mbështetësit e tij mbeten pa parti.

Pushimi i çështjes për bashkimin e statuteve i hap rrugë vetëm regjistrimit të ndryshimeve statutore në Kuvendin e 17 Korrikut që u mbajt nga Lulzim Basha. Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ka paraqitur sot në gjykatë kërkesën për përshpejtimin e gjykimit të çështjes Zhukri.

Në një deklaratë për media, Sefa tha se Apeli duhet të japë vendimin para zgjedhjeve të 14 majit. Sipas tij, çështja për bashkimin e 2 statuteve pengonte gjykimin mbi vendimin që kishte marrë gjyqtari Agron Zhukri për t’i dhënë vulën Sali Berishës prandaj bën këtë hap pas që Apeli të japë vendimin përfundimtar. Po ashtu pretendon se çështja është zvarritur qëllimisht duke u shndërruar artificë juridike.

“Në Gjykimin e sotëm për të cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcaktohet nëse kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj çështje thjesht pengon gjykimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike. 

Në kushtet kur çështja është shndërruar në një artifice juridike që po zvarritet jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në dt 31 maj. Zgjidhja përfundimtare nga gjykata për këtë çështje do te sjelle dhe qartësimin e shumë problematikave që kanë shoqëruar aktivitetin politik të PD gjatë këtyre muajve”, tha Sefa.

Sot, trupi gjykues i ka komunikuar gjobën 10 mijë lekë dy avokatëve Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi pasi në vendimin e fundit u rrëzua kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja nga çështja e bashkimit të 2 statuteve.

'AliBasha tallet me veten, pranuan Kuvendin e 11 dhjetorit’. Kështu e komentoi Sali Berisha vendimin e grupit të Alibeajt për t’u tërhequr nga bashkimi i 2 statuteve që t’i hapet rrugë gjykimit të vendimit të Zhukrit për kontrollin e PD. Në daljen për mediat, Berisha vijoi akuzat ndaj Edi Ramës se ka marrë peng vendimin e gjykatës të Shkallës së Parë dhe nuk lejon regjistrimin në regjistrin e partive politike. Ndërsa për grupin e Alibeajt, thotë se nuk mund të bëhen palë në proces dhe sipas tij, e vetmja gjë që bëjnë është zbatimi i urdhrave të Ramës.

Deklaratës së Sali Berishës, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa iu përgjigj me një një postim sqarues. Teksa tregon arsyet se pse është bërë kjo kërkesë ai thotë që Berisha bën vetëm retorikë politikë dhe nuk ka nga ana e grupit të tij asnjë kërkesë zyrtarisht për të pasur përshpejtim të vendimit. Sipas tij Rithemelimi ka bërë vetëm politikë. 

Çështja nga e cila u tërhoq PD e Alibeajt lidhej me ndryshimet statutore në Kuvendin e Korrikut 2021, por që nuk hynë dot në fuqi pasi PD kërkoi që të bashkoheshin me ndryshimet në Kuvendin e 18 Dhjetorit. Kjo pengonte gjykimin në Apel të vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë, Agron Zhukri, i cili në mars i kaloi PD-në Berishës duke njohur ndryshimet statutore në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021.

Pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, në cilësinë e nënkryetarit të selisë blu, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankim, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:22
Kërkesa për të përshpejtuar vendimin për 'fatin' e PD, përfaqësuesi ligjor i grupi të Alibeaj: Berisha asnjë kërkesë zyrtare për zgjidhjen, bëjnë retorikë

1673942474_Screenshot4.jpg

Deklaratës së Sali Berishës për tërheqjen e grupit të Alibeajt nga gjykimi i bashkimit të dy statuteve të Partisë Demokratike, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka bërë një postim sqarues. Teksa tregon arsyet se pse është bërë kjo kërkesë ai thotë që Berisha bën vetëm retorikë politikë dhe nuk ka nga ana e grupit të tij asnjë kërkesë zyrtarisht për të pasur përshpejtim të vendimit.

"E shikoj të domosdoshme të shkruaj këto rrjeshta për të sqaruar dhe qartësuar në mënyrë përfundimtare dhe shteruese veprimet e sotme në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe pasojat e tyre.  Në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike kam ndjekur të gjitha zhvillimet juridike në Gjykatën e Apelit duke kërkuar që kjo e fundit të caktojë datën për gjykimin e vendimit të gjyqtarit Zhukri. Me gjithë kërkesat tona institucionale, kjo gjykatë ende nuk ka caktuar një datë për këtë gjykim.

Nisur nga fakti që gjykimi lidhur me kuvendin e 18 dhjetorit mund të përdorej si argument ligjor për mos caktimin e datës së gjykimit të Apelit për vendimit Zhukri, për shkak të lidhjes ligjore ndërmjet këtyre dy çështjeve, me qëllim heqjen e çdo pengese për gjykimin e vendimit Zhukri, zgjodhëm që të heqim dorë nga gjykimi për regjistrimin e ndryshimeve statutore të kuvendit të 18 dhjetorit. Kërkesa për regjistrimin e këtyre ndryshimeve do të depozitohet në Gjykatën e Tiranë brenda kësaj jave.

Ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, deri më sot, këta së bashku nuk kanë kërkuar në asnjë rast që Gjykata e Apelit Tiranë të shprehet lidhur me vendimin e Gjyqtarit Zhukri dhe për pasojë zgjidhjen e ngërçit ligjor të krijuar lidhur me legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit. Nuk ka asnjë kërkesë të tyre drejtuar kësaj gjykate për caktimin e seancës përveç retorikes politike për kapjen e saj nga Rama.

I vetmi person që nuk ka interes që gjykata të shpehet lidhur me ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës është pikërisht Sali Berisha. Duke u bazuar në pretendimet e Rithemelimit i kërkojmë atyre që bashkërisht të kërkojmë që Gjykata e Apelit të caktojë datën e seancës dhe të zgjidhim ngërcim ligjor për demokratët dhe për Partinë Demokratike. Le t’i kërkojmë bashkërisht Gjykatës së Apelit caktimin e seancës dhe t’ia nënshtrojmë ligjshmërinë e Kuvendit të 11 dhjetorit gjykimit të saj. Vendimi jo vetëm do të tregojë se si qëndron e drejta por edhe do t’i japë fund njëherë e mirë përdorimit të emrit dhe simboleve të Partisë Demokratike në mënyrë të paligjshme nga Rithemelimi", shkruan Sefa.

Ora 12:15
Grupi i Alibeajt u tërhoq nga bashkimi i 2 statuteve, Berisha: AliBasha tallet me veten, pranuan Kuvendin e 11 dhjetorit! S'mund të bëhen palë në proces

‘AliBasha tallet me veten, pranuan Kuvendin e 11 dhjetorit’. Kështu e komentoi Sali Berisha vendimin e grupit të Alibeajt për t’u tërhequr nga bashkimi i 2 statuteve që t’i hapet rrugë gjykimit të vendimit të Zhukrit për kontrollin e PD.

Në daljen për mediat, Berisha vijoi akuzat ndaj Edi Ramës se ka marrë peng vendimin e gjykatës të Shkallës së Parë dhe nuk lejon regjistrimin në regjistrin e partive politike. Ndërsa për grupin e Alibeajt, thotë se nuk mund të bëhen palë në proces dhe sipas tij, e vetmja gjë që bëjnë është zbatimi i urdhrave të Ramës.

“Komenti im, AliBasha tallet me veten e tij. Kur dëgjova që AliBasha deklaronte se unë zvarrit në një kohë kur ishte avokat i tyre që në 4 seanca dhe gjykata përdorte si pretekst mungesën e avokatit të tyre në 4 seanca, është të tallesh me veten. Vendimi i gjykatës së Tiranës është i prerë i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive politike dhe shoqatave pranë gjykatës. Edi Rama ka marrë peng vendimin e gjykatës dhe nuk lejon regjistrimin. AliBasha apo quaje si të duash në asnjë vend të botës, askush veç në drejtësinë e Ramës s’mund të bëhet palë në një proces ku nuk ka qenë palë. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e botës dhe është absolutisht i pavlerë. AliBasha ka të drejtë të shkojë në gjykatën e fatit dhe për çdo objekt, dokument, provë, të hapë një proces të ri por jo të bëhet palë në një proces ku nuk ishte. AliBasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit por zbaton urdhrat e Ramës”, tha Berisha.

Komenti i Berishës erdhi pasi grupi i Enkelejd Alibeajt hoqi dorë nga ankimimi për bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit në mënyrë që t’i hapet rrugë në Apel gjykimit të vendimit të Agron Zhukrit se cili prej grupeve do të jetë në krye të Partisë më të madhe opozitare në vend. Nëse vendimi i Zhukrit cilësohet i drejtë atëherë kontrollin e PD-së e merr Sali Berisha, nëse Zhukri rrëzohet atëherë Partia Demokratike i takon Enkelejd Alibeajt dhe Berisha e mbështetësit e tij mbeten pa parti.

Nga ana tjetër, Berisha u fokusua tek seanca që do mbahet ditën e nesërme duke i bërë thirrje gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të gjykojnë me paanësi për pavlefshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës pasi bashkëshorti i saj është investitor strategjik dhe ka konflikt interesi që të qëndrojë në detyrë.

Ora 09:33
Grupi i Alibeajt kërkesë Gjykatës: Apeli të përshpejtojë gjykimin të vendimit të Zhukrit për vulën e PD

Pasi gjykata pranoi pushimin e çështjes për bashkimin e dy statuteve të PD-së, grupi i Enkelejd Alibeajt ka paraqitur një tjetër kërkesë në Gjykatën e Apelit. PD e Alibeajt kërkon që të përshpejtohet gjykimi për ankimin që PD ka bërë mbi vendimin e Agron Zhurit për t’i dhënë vulën e partisë Sali Berishës.

Kërkesa për përshpejtim të gjykimit për vendimin e Zhukrit
/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/01/2023 02:07

    Berisha ben shejtan budallain ne kete rast dhe perpiqet te manipuloje,sepse e di shume mire qe atij qe i njihet vula,automatikisht i njihet dhe statusi,keshtu qe s'ka nevoje per bashkim statusesh pasi fiton ai i fituesit te gjyqit.

    Përgjigju
  • Trrnakop Kacija: 17/01/2023 15:15

    Qeni qenin nuk e ha

    Përgjigju
  • joti: 17/01/2023 15:07

    po ti o mullah o pithrobsh si e pasurove shkërdhenin, Argitën, rulin, imamin e lloj lloj bythqirsh? A qën a qën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës