'Hakmarrja' e Australisë për vaksinat, bojkot makaronave

'Hakmarrja' e Australisë për vaksinat, bojkot makaronave

Vendosja e bllokimit të 250 mijë dozave të vaksinës së AstraZenneca nga ana e Italisë për Australinë ka marrë vëmendjen e të gjithë globit. në të gjithë botën. Një vendim i fortë, por i domosdoshëm, pasi në javët e fundit prodhuesi i vaksinës kishte njoftuar vazhdimisht shkurtime në dërgesat e pritshme.

Ajo që askush nuk mund të priste me siguri është reagimi i treguar nga Australia: nga politikanët tek qytetarët e zakonshëm, shumë duket se e kanë marrë atë shumë mirë. 

Mund të përmendet edhe Kryeministri Australian Scott Morrison , i cili tha: " Ne e kuptojmë që Italia ka shumë nevojë për to, sepse po përballet me 300 vdekje çdo ditë ". Edhe qytetarët australianë, nuk kanë reaguar keq ndaj vendimit italian: asnjë sulm të drejtpërdrejtë ndaj Italisë, por kanë zgjedhur të përdorin një ironi të mprehtë mbi atë që banorët e kanë më shumë në zemër. 

Padyshim që po flasim për traditën gastronomike italiane. Dhe e gjitha nisi nga një postim i Naaman Zhou, një gazetar i  The Guardian, i cili me një foto të një pakoje makarona shkruante:

"Derisa Italia të dërgojë ato 250,000 doza përsëri në Australi, unë do t'i thyej përgjysmë dhe do t’i gatuajë më një salcë me bazë kremi që do ta quaj karbonara ». 

Pas postimit të reporterit, menjëherë filluan një lumë postimesh . Një tjetër gazetare, Kate Silver, e cila punon për BBC, me ironi u shpreh:

"Unë do të gatuaj makaronat e mia me ushqim deti dhe djathë parmixhano ". 

Ndërkohë që pari të tjerë të cilët e çuan shakanë edhe pak më tej.

«Gatuajini makaronat në ujë të ftohtë, pa kripë, për të paktën 20 minuta. Ndoshta edhe në mikrovalë. Duhet të marrim masa".

«Do të skuq mishin e grirë, duke e spërkatur me salcën e domates, dhe do ta quaj Bolognese». 

Pastaj ka kërcënime të tjera: "Derisa Italia të heqë dorë, unë do të vazhdoj të ha pica me ananas".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni