TIRANË - Një dëshmi e shkurtit 2013 e dhënë nga Denis Shtraza përpara oficerëve të policisë së Durrësit, ku akuzonte si autorë të tentativës së vrasjes së tij, Gazmend Çollakun dhe Elvis Doçin (ky i fundit pronar kazinosh dhe i ekzekutuar në tetor të 2013 në Tiranë), ka shërbyer si indicie nga hetuesit që të ngrejnë dyshime të forta se Shtraza mund të kishte gisht në rrëmbimi dhe më pas vrasjen e Çollakut në Durrës.
Në atë periudhë Shtraza,ka shpëtuar nga vrasja por është plagosur, krimi ky që siç duket është pasur me një seri vrasjesh të tjera në Durrës dhe Tiranë. Denis Shtraza, që momentalisht është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si autor i dyshuar në vrasjen e 34-vjeçarit, në 4 shkurt të 2013 është plagosur me armë zjarri pistoletë. Pasi ka marrë veten nga plagët, ai është marrë në pyetje nga policia kriminale, ku në rëfimin e tij Shtraza akuzonte Gazmend (Laert) Çollakun dhe Elvis Doçin si të përfshirë në këtë atentat të dështuar kundër tij.
Policia e Durrësit ka hetuar në këtë orientim që i ka dhënë Shtraza, por në fund dosja është mbyllur për mungesë të provave dhe se ndaj Çollakut dhe Elvis Doçit të vrarë në Tiranë, nuk është ngritur asnjë akuzë. Mirëpo tre vite nga kjo plagosje, për të cilën Shtraza kishte akuzuar Gazmend Çollakun, është rrëmbyer në një lokal në Durrës dhe më pas vrarë në fshatin Muriqan-Krujë, ku trupi i tij është gjendur i lidhur këmbë e duar.
Policia e Durrësit menjëherë ka dyshuar se në këtë vrasje ka gisht Denis Shtraza, pasi në arkivën kriminale të saj, Shtraza akuzonte Çollakun se kishte marë pjesë në atentatin e dështuar kundër tij. Aq më tepër që mes Çollakut dhe Denis Shtrazës ka pasur fillimisht një miqësi, pasi të dy kanë qenë në të njëjtin burg, por më pas kjo miqësi është kthyer në armiqësi për shkak të pazareve dhe kapjes së linjave të drogës. Atë mbrëmje Shtraza është lënë i lirë së bashku me ish-policin Ervin Dalipaj, ndërkohë në në 7 janar të dy janë zhdukur nga mbikqyrja e policisë.
Dosja e prokurorisë
“Shqiptarja.com” siguron një pjesë të materialit hetimor të dosjes së prokurorisë, ku në të cilën thuhet se nga informacionet e policisë gjyqësore, shtetasi Denis Shtraza me datë 4 shkurt 2013 është tentuar të vritet me armë zjarri në Durrës. Pas ngjarjes, ai ka shprehur dyshime se autor të kësaj ngjarjejeje kane shtetasit Gazmend(Laert) Collaku dhe Elvis Doci, duke e lidhur me kontlikte qe ka patur me keto persona kohe me pare. Nga ana e policisë, menjëherë sapo është marrë informacioni në lidhje me ngjarjen e datës 6 janar 2016, policia ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Denis Shtraza, por nuk është gjetur në banesën e tij.
Por rreth orës 24:00 të asaj date është konstatuar nga shërbimet e policisë pikërisht në lagjen nr.1 Durrës tek “Vila e Zogut”, i cili po udhëtonte me automjetin tip “Benz ML”,e cila drejtohej nga shtetasi nën hetim tashmë, Ervin Dalipaj dhe në afërsi të banesës së shtetasit Denis janë ndaluar për tu shoqëruar në komisariat. Shtetasi Denis Shtraza, me cilësinë e përsonit nën hetim datë 7 janar 2016 deklaron se më datën 6 janar 2016 rreth orës 16:00 është takuar me shtetasin Ervin Dalipaj për të pirë një kafe.Ka qëndruar me të rreth 3 orë dhe më pas ka dalë me Ervinin nëpër Tiranë dhe rreth orës 23:00 Ervini i ka thënë se do ta dërgonte ai deri në Durrës.
Rreth orës 23:45 kanë mbërritur në Durrës dhe në afërsi të banesës së tij janë ndaluar nga punonjës policie dhe janë shoqëruar në komisariatin e Policisë Durrës. Ai deklaron se në Tiranë ka shkuar me furgonat e linjës për të takuar Ervinin. Shtetasin Gazmend Çollaku e njeh që në vitin 2008 pasi kanë qënë në të njëjtin burg. Në lidhje me ngjarjen ka deklaruar se pikërisht kur ishte shoqëruar në polici, ishte vënë në dijeni.
Dëshmia e ish-oficerit Dalipaj
Gjithashtu po në datën 7 janar 2016 është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Ervin Dalipaj, i cili deklaron se ka punuar si punonjës policie dhe në vitin 2014 është përjashtuar prej saj.Në lidhje me dokumentin e policisë së gjetur ai deklron se ka haruar ta dorëzonte dhe se nuk e ka përdorur asnjëherë. Rreth orës 23:40 deklaron se me automjetin e tij “Benz Mercedes” targa AA671 MZ ka shkuar në Durrës i shoqëruar nga shoku i tij Denis, për ta dërguar këtë të fundit në shtëpi.Ai deklaron se rreth orës 18:00 të darkës është takuar me Denisin, i cili i ka kërkuar që ta çonte në Durrës pasi nuk kishte makinë.
Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com