Përjashtimi i Report TV nga Federata Shqiptare e Futbollit për të ndjekur ndeshjet e kombëtares cilsohet si një veprim shumë shqetësues nga këshilli shqiptar i medias.
“Politika editoriale e medias nuk mund të ngatërrohet me të drejtën për akses. Pra çdo media, pavarësisht politikës editoriale ka të drejtën për akses, aq më shumë në evente publike,”-deklaroi Koloreto Cukali, përfaqësues i këshillit shqiptar të medias.
Sipas Cukalit mos akreditimi dhe censurimi i Report TV është një hakmarrje e federatës ndaj raportimeve që televizioni ynë ka bërë gjatë procesit zgjedhor për presidentin e ri të insitucionit.
“Ky është një ndëshkim që një institucion ndërrmer ndaj medias. E vetmja mënyrë për t’iu ndëshkuar është që t’iu bllokojë të hyni. Kjo është një formë shumë anti-demokratike. Kështu që unë e ftoj edhe njëherë federatën që të dalë përtej këtyre hatërmbetjeve apo qefmbetjeve apo këtyre metovave ndëshkuese dhe të tregojë se është një institucion demokratik,”-tha Koloreto Cukali, përfaqësues i këshillit shqiptar të medias.
Censurimi i Report TV nuk erdhi papritur, pasi edhe më herët federata tentoi të njëjtën gjë gjatë zgjedhjeve për presidentin e FSHF, pas raportimeve të manipulimeve të procesit zgjedhor në shoqatat Rajonale të futbollit.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
25%
-
Jo
67.4%
-
Nuk kam mendim
7.6%
Vota total: 2403
Lajme të tjera
-
Futbolli shqiptar luhet në ditë të pazakontë, rikthehet Kupa e Shqipërisë
31 Janar, 22:44
-
Superliga e futbollit në javën e 19-të, ndryshojnë oraret e ndeshjeve
28 Janar, 19:44
-
Mungesa e Ramës në mbrëmjen gala, Duka zbulon arsyen: Është i sëmurë prandaj nuk mundi të jetë i pranishëm
27 Janar, 20:34
-
ÇMIMET/ Orges Shehi ‘trajneri i vitit’! Redon Xhixha dhe Megi Doçi, fitues të Topit të Artë
27 Janar, 19:53
-
Mbrëmja gala e 'Më të mirëve 2022', FSHF tregon emrat e të nominuarve
26 Janar, 15:54
-
Sylvinho tregon skemën që do përdorë në kombëtaren shqiptare të futbollit
25 Janar, 21:22
-
Mblidhet Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s, ndryshojnë formatet e Ligës së Kombeve dhe Kampionatit Evropian
25 Janar, 19:47
-
Tirana zgjidh ngërçin në FIFA, bardheblutë zhbllokojnë merkaton
25 Janar, 15:47
-
Sylvinho me mision në Itali, ndjek nga pranë 4 lojtarët e Kombëtares
16 Janar, 18:07
-
Firmoset marrëveshja për futjen e futbollit në shkolla, ministrja Evis Kushi: Tri pikat kryesore të projektit! Duka: Sporti largon të rinjtë nga veset
16 Janar, 15:34
-
'Programi i Futbollit për Shkollat', FSHF e Ministria e Sportit do të firmosin marrëveshje bashkëpunimi për projektin e FIFA-s
14 Janar, 14:25
-
Sylvinho nis nga puna, takime me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave
10 Janar, 14:07