‘Hakmarrja e natyrës’, shkencëtarët të alarmuar me atë që po ndodh, Shtatori shkaktoi katastrofat më të mëdha: Njerëzimi i papërgatitur për to!

‘Hakmarrja e natyrës’, shkencëtarët të alarmuar me atë që po ndodh, Shtatori shkaktoi katastrofat më të mëdha: Njerëzimi i papërgatitur për to!

Pamje nga përmbytjet në Europë

Ajo që po ndodh me klimën, ku shkaktare ‘etiketohet’ ngrohja globale, ka çorientuar edhe shkencëtarët.

Të befasuar ata nuk i japin dot një shpjegim të detajuar, por vlerësojnë se rreziku sa vjen dhe shtohet, pasi kushtet atmosferike të përkeqësuara shkaktojnë dëme dhe sjellin forcë gjithnjë e më të madhe nga viti në vit.

Fenomene të pashpjegueshme si rritja e përmasës së kokrrës së breshërit, ka raste edhe sa një mollë në zonën e Kinës, tornadot që tashmë janë bërë të zakonshëm bashkë me uraganët, por edhe stuhitë me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje që nuk ishin parë prej shekujsh në zonën e Europës, përfshi edhe Shqipërinë, ku era në disa raste (si në Itali), e kalon forcën e 130 km në orë, kurse në SHBA shkon në mbi 150 km në orë.

Dhe këto janë dukuri të pazakonta, teksa së fundmi rrymat e këqija atmosferike kanë përfshirë pothuajse të gjithë kontinentin e vjetër. Një dimër më i hershëm, me dëborë në shtator, ciklone dhe tornado në zonat bregdetare dhe përmbytje në qytetet qendrore.

Në Austri dëbora ka shkuar deri në mbi gjysmë metri, Polonia po vuan përmbytje masive, madje edhe Shqipëria për disa ditë u përfshi nga ky mot i keq.

Dhe tërbimit të natyrës nuk i kanë shpëtuar as kontinentet e tjera si Afrika, Amerika Latine, Qendrore dhe Veriore e deri në Azi, ku janë regjistruar deri mijëra viktima.

Përmbytjet në Europë këto ditë raportohet se kanë vrarë të paktën 15 njerëz dhe kanë shkatërruar ndërtesa nga Austria në Rumani, me miliarda euro dëme. Shkatërrimi vjen pas përmbytjeve në mbarë botën javën e kaluar, kur fshatra të tëra u mbuluan nga reshjet dhe përmbytjet në Myanmar dhe gati 300 të burgosur u arratisën nga një burg i shembur në Nigeri, ku përmbytjet kanë prekur më shumë se 1 milion njerëz, shkruan “The Guardian”.

Dhe duket se Natyra po ‘hakmerret’ ndaj racës humane.

Shkencëtarët e klimës thonë se janë të shqetësuar nga dëmtimi, por nuk janë të befasuar nga intensiteti.

“Rreshjet katastrofike, që godasin Europën qendrore, janë pikërisht ajo që presin shkencëtarët me ndryshimin e klimës”, tha Joyce Kimutai, nga Instituti Grantham i Imperial College në Londër.

Ajo tha se humbjet e jetës dhe dëmet në të gjithë Afrikën dhe Europën nënvizuan “sa pak është përgatitur bota për përmbytje të tilla”.

Shpjegimi është i qartë, sa më i nxehtë ajri, aq më shumë avullon nga uji dhe aq më tepër kondensohet në sasi reshjesh që bien, proces i ekosistemit në të cilin jetojmë.

Sonia Seneviratne, shkencëtare klimatike në ETH Zürich, tha se analizat e menjëhershme të përmbytjeve të Europës Qendrore sugjeruan se shumica e avujve të ujit vinte nga Deti i Zi dhe Deti Mesdhe, të cilët të dy janë bërë më të nxehtë, si rezultat i prishjes së kushteve klimatike të shkaktuara nga njeriu, duke rezultuar në më shumë ujë që avullon në ajër.

Ujërat e ngrohtë po nxjerrin në sipërfaqe edhe shumë gjallesa ujore të faunës që nuk ishin parë ndër shekuj në histori.

Të dhënat e stacionit meteorologjik tregojnë se shpërthimet e reshjeve të shtatorit janë më të mëdhatë në Gjermani, Poloni, Austri, Republikën Çeke, Hungari dhe Sllovaki, që nga viti 1950, tha Kimutai.

Në kryeqytetin austriak, Vjenë, i cili ka qenë shtëpia e konferencës më të madhe të motit dhe klimës në Europë që nga viti 2005, shiu përmbyti një autostradë dhe mbylli linjat e metrosë.

“Është e qartë se edhe vendet shumë të zhvilluara nuk janë të sigurta nga ndryshimet klimatike”, tha Friederike Otto, shkencëtare klimatike në Institutin Grantham.

“Për sa kohë, që bota djeg naftë, gaz dhe qymyr, reshjet e dendura dhe ngjarjet ekstreme të motit do të intensifikohen, duke e bërë planetin tonë një vend më të rrezikshëm dhe më të shtrenjtë për të jetuar”, thekson ai.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur