BURREL - Aksidenti i dy viteve më parë në rrugën e Durrësit në Tiranë, ku humbi jetën një oficer policie, duket të ketë qenë shkaku i një atentati të ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme (rreth orës 21:00), ku një 34-vjeçar u qëllua me armë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Milot-Burrel në vendin e quajtur Bushkash. Sipas policisë, Agim Hajdini drejtues i automjetit me targa AA 440 ET po udhëtonte me makinë së bashku me të fejuarën në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë kundrejt tij. Si pasojë e atentatit ka mbetur i plaogusr rëndë Agim Hajdini, ndërsa e fejuara nuk është lënduar.

34-vjeçari që po kthehej në banesën e tij nuk i është përgjigjur thirrjes për të ndaluar dhe ka vazhduar rrugën. Menjëherë pas këtij veprimi autorët e pritës kanë filluar të qëllojnë më armë zjarr drejt automjetit në anën e drejtuesit të mjetit. Plumbat kanë kanë goditur vetëm 34-vjeçarin, ndërsa ai ka vazhduar rrugën drejt Burrelit.

Sipas uniformave blu, mësohet se i plagosuri është ndodhet në spitalin e Burreli në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familjarët e Agim Hajdinit shprehen se nuk kanë konflikt të hapur me askënd, ndërkaq sipas versionit të policisë ngjarja ka qenë një tentativë vrasjeje me motiv hakmarrjen, që lidhet me një ngjarje të ndodhur në vitin 2010 në rrugën Durrës-Tiranë, ku i plagosuri ka aksidentuar për vdekje oficerin e policisë, Pajtim Alstafa.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur detaje nga ngjarja, si dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)